Muaji gusht nuk vjen vetëm me temperature të larta por edhe me dy eklipse, një djellor dhe një hënor të cilat do të ndikojnë tek të gjitha shenjat. Astrologia Denisa Shyle në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv bëri një përmbledhje sesi do të jetë gushti për të gjitha shenjat e horoskopit.
“Tashmë ka mbaruar retrograda e Mërkurit dhe ka nisur retrograda e Saturnit, do ketë ndikime të Plutonit dhe Jupiterit. Ky muaj fillon me eklipse, Dielli do mbulohet plotësisht dhe do të zgjasë 5 minuta e 30 sekonda ndërsa në 28 gusht kemi eklips të Hënës”, u shpreh Shyle.
Parashikimi i yjeve për muajin Gusht
Dashi - Do keni ndryshime të mëdha, mund të ketë rikthim tek mundësitë që mund t’ju kenë ikur nga duart që në vitin 2023. Eklipset do fokusohen tek zgjerimi i shoqërisë, keni fillime të reja ose rregullime të lidhjeve aktuale, do keni retrogradë në datën 8. Fokusohuni me qetësi tek vlerat dhe të ardhurat materiale.
Demi - Do ndikoheni tek identiteti juaj dhe do keni edhe pak kriza emocionale. Në aspektin e karrierës do keni pak qartësi, do merrni ndihmë të madhe nga Venusi, i cili ju drejton drejt analizës. Nga ana sentimentale jeni një nga shenjat më me fat në këtë muaj.
Binjakët - Do keni fat gjatë gjithë këtij muaji, ndryshime rrënjësore do ju ndodhin në karrierë, por edhe në jetën personale. Do keni një zgjerim në aspektin shoqëror, por gjithashtu do nxirrni nga jeta juaj të gjithë ata që ju kanë penguar. Në aspektin emocional do krijoni lidhje shumë të stabilizuara.
Gaforrja - Eklipset sjellin ndryshime tek ju në mënyrën sesi e konceptoni jetën, do keni sukses në aspektin personal, por edhe në karrierë. Kujdes me impulsivitetin!
Luani - Jupiteri është vendosur tek ju dhe do ju sjellë fat, por do keni sfida sepse eklipsi ndodh tek ju. Kujdes me partneritetin, si në jetën personale, por edhe në punë. Në këtë muaj do keni mundësi të rindërtoni.
Virgjëresha - 8 ditët e para mund t’i keni pak të vështira, por bëni një bilanc të vitit, kujdes me shëndetin. Dëgjoni sinjalet e tij, pas datës 18 gusht do e keni më të thjeshtë. Në fund të muajit mund të jeni edhe çift nëse jeni singël.
Peshorja - Do keni ndikime të mëdha, fillime të reja, projekte ose fëmijë. Në këtë muaj do fokusoheni tek karriera më shumë dhe do keni mundësi të dyta. Keni ndryshime në krijimin e marrëdhënieve. I keni të gjitha mjetet në dorë për të arritur qëllimet tuaja!
Akrepi - Në jetën tuaj personale do keni ndryshime, do hiqni pengesat, pasi do jeni më të qartë. Pjesa e parë e muajit do të ketë sfida, por do zgjeroheni në aspektin shoqëror. Lidhjet po i shihni më me detaje.
Shigjetari - Ky muaj vjen tek ju me ndikime pozitive. Eklipsi ndodh tek ju dhe do mbyllni shumë kapituj edhe në punë edhe me çështje që lidhen me drejtësinë si gjyqe, prona etj. Do keni ndryshime në lidhje me jetën, banesën ose karrierën, do pranoni rreth vetes një shoqëri më stabël, e cila do ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve tuaja.
Bricjapi - Do keni ndikime në aspektin emocional, por edhe në aspektin shëndetësor, kujdes duhet të dëgjoni trupin tuaj në sinjalet që jep. Do keni dhe rregullim në aspektin personal, ekipsi i Hënës në fund të muajit, do ju ndikojë në komunikimin tuaj me të tjerët.
Ujori - Jeni një nga shenjat që ka ndikime të shumta në këtë muaj. Nuk do humbisni kohë me vogëlsira, në aspektin ekonomik keni shumë ndikime, do riperceptoni veten, por të gjitha këto do t’ju hapin një rrugë të re ku do ju bashkohen individë pozitivë. Ky është muaji ideal për t’u bërë me fëmijë.
Peshqit - Eklipsi i Hënës do vendoset tek ju, do keni ndihmë shumë të madhe nga sistemi. Do ju sjellë kthjellësi duke bërë realitet çdo gjë që po mendoni. Do mbyllni shumë çështje problematike në lidhje me shëndetin apo çështje në lidhje me karrierën, pronat dhe banesën. Ky është një ndër muajt më vendimtar.
Komente











