Embëlsira për në fund” është shprehja që përdoret zakonisht për gjërat e bukura ndonëse janë të fund për nga renditja. Por nuk është e thënë që kjo ëmbëlsirë të jetë gjithmonë e ëmbël.
Të paktën nëse flasim për gushtin, muajin e fundit të verës, por më të parapëlqyerin për pushimet. Pothuajse çdo gjë ndalon gjatë këtij muaji kur shumica e njerëzve braktisin qytetet dhe shkojnë drejt plazheve. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por masivisht edhe në Europë. Ndoshta pikërisht se është kaq i preferuar, gushti është bërë edhe muaji më i kripur i pushimeve.
Si në plazhet brenda Shqipërisë ku prenotimet mbyllen që në fillim të verës,ashtu edhe në plazhet jashtë vendit, dhomat e lira kapen me vështirësi dhe nëse nuk tregohesh i shpejtë mund të mos i kesh më. Pikërisht në pushimet jashtë vendit agjencitë turistike “shpërthejnë” me paketat e tyre, ndërsa tendenca e plazheve më të kërkuara tashmë është e ravijëzuar plotësisht.
Kuletat e kripura
Të planifikuara ose jo, të përzgjedhura me kujdes apo me shpejtësi në minutën e fundit, pushimet e gushtit mbeten më të shtrenjtat. Ato zbrazin kuletat ndaj kush ka patur një buxhet të kufizuar ose ka shpenzuar me zgjuarsi më parë pushimet e tij, ose i duhet të “rrudhë” kërkesat për të përballuar një javë pushime në bregdetet e huaja.
“Muaji gusht eshte piku i sezonit veror pasi dhe kerkesat jane disa here me te larta se muajt e tjere. Si rrjedhoje dhe çmimet e paketave jane me te shtrenjtat per te gjithe sezonin” – thotë Xhulian Xhumari, agjent i agjencisë “Concordia”.
Ndërsa pranë agjencisë Loli Tours mësojmë se “Pergjithesisht , si dhe vitin e kaluar , në gusht veshtiresia e agjensive turistike eshte gjetja e...
“Ëmbëlsira për në fund” është shprehja që përdoret zakonisht për gjërat e bukura ndonëse janë të fund për nga renditja. Por nuk është e thënë që kjo ëmbëlsirë të jetë gjithmonë e ëmbël. Të paktën nëse flasim për gushtin, muajin e fundit të verës, por më të parapëlqyerin për pushimet. Pothuajse çdo gjë ndalon gjatë këtij muaji kur shumica e njerëzve braktisin qytetet dhe shkojnë drejt plazheve. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por masivisht edhe në Europë.
Ndoshta pikërisht se është kaq i preferuar, gushti është bërë edhe muaji më i kripur i pushimeve. Si në plazhet brenda Shqipërisë ku prenotimet mbyllen që në fillim të verës,ashtu edhe në plazhet jashtë vendit, dhomat e lira kapen me vështirësi dhe nëse nuk tregohesh i shpejtë mund të mos i kesh më. Pikërisht në pushimet jashtë vendit agjencitë turistike “shpërthejnë” me paketat e tyre, ndërsa tendenca e plazheve më të kërkuara tashmë është e ravijëzuar plotësisht.
Greqia risia e verës 2012
Risia e këtij viti e ka emrin Greqi. Ishujt grekë me plazhet e tyre kanë joshur masivisht këtë vit turistët shqiptarë. “Duke filluar qe nga viti i kaluar destinacioni me i preferuar eshte Greqia dhe sidomos Korfuzi. Per te krijuar nje ide ju jap shembullin : ne 10 rezervime 5 jane per ne Korfuz , 2 ne ishujt e tjere , 2 ne Turqi dhe 1 ne Kroaci dhe Egjipt” shpjegon agjenti i “Loli Tours”.
Në fakt Greqia ka fituar sërish terrenin e humbur nga rivaliteti alla AI (gjithcka e përfshirë) i bregdetit turk. Pas shumë vitesh frekuentim të plazheve nga më të ndryshmet në Turqi, vëmendja e turistëve shqiptarë është rikthyer tek fqinji grek i cili ndonëse në krizë vijon të joshë turistët. Njëra nga arsyet mund të jetë pikërisht kostoja shpesh më e lirë. Nga një vështrim mbi paketat që ofrojnë agjencitë turistike në vend, shihet qartë se shpenzimet për një udhëtim në Greqi dhe Turqi për hotele të së njëjtës kategori janë disi më të lira në Greqi. Ato nuk ofrojnë udhëtimin dhe akomodimin por që gjithsesi nuk kushton sa një biletë charteri për në Turqi.
“Ne rastin e Turqise , cmimi eshte me i shtrenjte vetem per faktin se duhet shtuar kostoja e avionit qe eshte 250-300 euro personi. Nje familje me 4 persona vetem per avion do te shpenzonte 1000-1200 euro” shpjegon Ibro.
Ndërsa për një hotel me katër yje në Turqi një familje prej dy të rriturish dhe një fëmijë nën 12 vjeç I duhet të paguajë deri 1200 euro, në ishujt grekë, konkretisht në Korfuz, një hotel me katër yje bashkë me udhëtimin me traget nga Saranda, shkon maksimumi deri në 1000 euro. Të dyja hotelet ofrojnë shërbimin all inclusive për shtatë net gjatë muajit gusht.
Për agjentin Xhumari Greqia është destinacioni më i preferuar për shkak se ofertat kanë qenë më të shumta. Halkidiki dhe Korfuzi janë dy vende që kane pasur nje rritje të kërkesave për pushime verore.”- shpjegon agjenti i turizmit. Por përvec këtyre janë të shumta paketat edhe për në ishuj të tjerë grekë, si Rodos, Kretë apo edhe Mykonos të renditur ndër plazhet më të mirë të verës.
Turqia, luks i shfrenuar
Ndonëse prej vitesh i frekuentuar nga turistët shqiptarë, bregdeti turk vijon të marrë një pjesë të mirë të paketave turistike jashtë vendit. “Qëndresa” e plazheve turke vazhdon tashmë me gjetjen e hoteleve të rinj, me opsione luksoze dhe godina plot fantazi arkitekturore. Duke u rikthyer për të dytën apo të tretën herë në Turqi, turistët kërkojnë të kenë një nivel më të lartë shërbimi, të ekslorojnë plazhet më të reja apo të shkojnë në ato vende që nuk kanë qenë më parë.
Mundësitë që ofrohen jana të shumta, mund të zgjidhet një plazh në Side, në Alania, Kemer, Antalia apo Belek. Të paktën këto janë zonat që kanë arritur të gjejnë agjencitë turistike. Por gjithçka konsiston në akomodime me katër yje e sipër. Madje ka agjenci të cilat operojnë vetëm me hotele pese yje dhe fshatra turistikë, duke kërkuar nga turistët shqiptarë një buxhet më të lartë për shtatë ditë pushime luksoze.
Spanja dhe plazhet e kushtuesheme
Palma de Mallorca, Ibiza apo Costa Brava tashmë figurojnë në paketat e disa prej agjencive turistike në vend. Edhe pse u bënë disa vite që aplikohen paketa në plazhet spanjolle, masa e gjerë e turistëve ende nuk i ka kthyer sytë plotësisht nga ky vend perëndimor.
Interesi për Spanjën ndryshon ngan njëra agjenci në tjetrën dhe këtu ndoshta ndikon edhe çmimi më i shtrenjtë sesa plazhet ekonomike me të cilat janë mësuar turistët shqiptarë Sa i përket çmimeve Spanja është vërtet e kripur. Në agjensinë “Concord Travel & Tours” një hotel me 4 yje në Spanjë fillon nga 1900 euro per dy persona. Sigurisht që është në opsionin All Inclusive për 7 net duke perfshire akomodimin dhe transfertat, pra me një fjalë, një paketë e plotë. Në një tjetër agjensi rezervimet për Spanjën thuajse nuk kanë lëvizur fare. Gjithsesi një gjë është e sigurtë që Spanja është një destinacion tepër i prefereruar nga turistët moshave të reja.
“Shtimi i destinacioneve perendimore ka ndikuar edhe ne shtimin e turisteve te rinj, duke bere nje krahasim me vitet e meparshme. Spanja dhe Greqia ofrojne nje game te gjere çmimet te cilat pershtaten per cdo lloj kategorie, gje te cilen nuk mund ta gjesh ne Turqi dhe Egjipt”- shpjegon agjenti Xhulian Xhumari.
Tepër e shtrenjtë, edhe këtë vit Kroacia. Destinacionet si Kroacia apo dhe Mali i Zi jane me pak te frekuentuara per turistet shqiptar. Cmimet e ketyre destinacioneve jane relativisht te larta krahasua me vitet e tjera.
Për shkak të cmimeve të larta vihet re se agjencitë turistike gjithnjë e më pak e përfshijnë Kroacinë në paketat e tyre. Ato pak mundësi zgjedhje që jepen nga Kroacia mbeten vetëm në Dubrovnik. Njëfarë ftohjeje ndihet prej disa sezonesh edhe ndaj bregdetit malazez shumë vite të shkuara mjaft i preferuar. Budva e jetës së natës dhe plazhit të mbipopulluar duket se ka mbetur pas bashkë me kohën.
Egjipti low cost
Nëse bregdeti perëndimor është ndër më të shtrenjtit, ai egjiptian rezulton më i liri nga të gjithë. Një hotel me 5 yje në Egjipt, pranë agjencisë “Concord Travel & Tours” fillon nga 1400 euro për dy persona. All Inclusive akomodim dhe transferta por duke kujtuar se bëhet fjalë për 10 netë qëndrimi dhe jo 7 sikundër në paketat e pushimeve në vende të tjera. Natyrisht hotelet e preferuara janë në Sharm El Sheik preferencat natyrisht varen edhe nga lloji i shërbimit që ofrohet në Egjipt, mjaft i ngjashëm me shërbimin all inclusive në Turqi. Xhumari saktëson:” Turqia dhe Egjipti i përshtaten më mirë turisteve familjare pasi vete organika e hotelit apo dhe sherbimet qe ofrojne, permbushin me se miri nevojat e klienteve familjare te shoqeruar nga femijet. Sistemi All Inclusive i shoqeruar me ambjente te medha, disa pishina per cdo lloj moshe, aktivitete gjate gjithe dites, kinema verore etj, te gjitha keto jane ideale per kliente familjare..”
Shkrimi u botua në numrin e sot të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com