Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha sot në Këshillin e Sigurimit se pushtimi rus në Ukrainë është në kundërshtim me kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.
“Pushtimi rus i Ukrainës, në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha për vendin dhe popullin”-tha Guterres.
Ai tha se ky është kulmi i tensionit mes fuqive të mëdha që prej krijimit të OKB-së.
"Sistemi shumëpalësh i nënshtrohet tensionit më të madh që nga krijimi i OKB-së. Tensionet midis fuqive të mëdha janë në kulmin e të gjitha kohërave, dhe po ashtu edhe rreziqet e konfliktit. Këto sfida globale mund të zgjidhen vetëm me respektimin e ligjit ndërkombëtar”- përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Guterres: Pushtimi rus i Ukrainës shkel kartën e OKB-së! Lavrov: Jemi afër vijës së kuqe, situata më e rrezikshme se në Luftën e Ftohtë









