Guvernatori Fullani:
Borxhi rritet në dhjeto
Qeveria e re do ta ketë të pamundur të frenojë deficitin buxhetor, i cili duhet të rritet nga fundi i këtij viti.
TIRANË - Qeveria e re do ta ketë të pamundur të frenojë deficitin buxhetor, i cili duhet të rritet nga fundi i këtij viti. Ky ka qenë thelbi i deklaratave të guvernatorit të BSH Ardian Fullani, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës. Ai theksoi se rritja e ekonomisë do të jetë në nivele të ulta, ndërsa do të ketë rritje të borxhit publik në fund të 6-mujorit të dytë të vitit. Sipas Fullanit, gjatë muajit gusht ka pasur një rënie të shpejtë të inflacionit vjetor, në nivelin 1.2%, ndërsa ecuria e çmimeve të konsumit reflekton kërkesën e ulët në ekonomi dhe kahun negativ të prodhimit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se, në bisedime me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, është gjetur gjuhë e përbashkët dhe se alternativat që ka paraqitur BSH për përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend janë të ngjashme me ato të FMN-së. “Diskutimet janë fokusuar mbi ekonominë shqiptare dhe perspektivat e saj, ku dua të citoj me pozitivitet që alternativat e Bankës së Shqipërisë do të jenë në të njëjtin drejtim me FMN-në. Sa u përket hollësive, të premten do të ketë një konfererencë t përbashkët, ku do të japim edhe rezultatet e punës së misionit. Ajo që bie në sy është një diskutim me një dakordësi të plotë dhe ku natyrisht shikohen rrugë të qarta për një strukturim afatmesëm dhe perspektiva të qarta afatgjata”, tha Fullani.
BisedimetNë bisedime me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar është gjetur gjuhë e përbashkët dhe se alternativat që ka paraqitur BSH për përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend janë të ngjashme me ato të FMN-së, theksoi guvernatori
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35