Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar në Konferencën “Zhvillimet në tregun bankar” se situata financiare është në përmirësim, ndërsa ka një rënie të dukshme të kredive të këqija.
/Shqiptarja.com
“Politikat monetare i kanë dhënë një stimul ekonomisë. Ka një rënie të dukshme të kredive të këqija. Situata financiare është në përmirësim e sipër.
Arkitektura e tregut financiar nuk është ende e plotë. Banka e Shqipërisë ka bërë një seri lëvizjesh për një treg më të zhdërvjellët.
Situata e përgjithshme po bëhet gjithnjë e më shumë mbështetëse. Konsumi dhe investimet e huaja kanë sjellë rritje të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. Industria bankare në Shqipëri gëzon shëndet të plotë financiar” deklaroi ai.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









