TIRANE- Pas dekretimit të Gent Bejkos për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga ana e presidentit Nishani, nuk pati dje asnjë qendrim nga mazhoranca parlamentare dhe qeveria. Sipas ligjit, presidenti propozon emrin e guvernatosit, por vendimin e merr Kuvendi.

Konsensusi do të zgjidhte menjëherë ngërçin prej shumë muajsh, gjatë të cilëve banka qendrore po drejtohet nga zëvendësguvernatorja dhe një Këshill i reduktuar Mbikëqyrës. Por, në rast se mazhoranca parlamentare nuk do të bjerë dakord me emrin e presidentit, procesi mund të zvarritet dhe puna mund të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese.