Guvernatori paguhet 3 herë më
shumë se ai i SHBA-ve

Guvernatori paguhet 3 herë më<br />shumë se ai i SHBA-ve
TIRANE-Shqiptarët kanë me se të mburren në krahasim me botën e zhvilluar e kryesisht me ekonomitë më të zhvilluara të botës, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Kanadasë, Suedisë apo Australisë. Kështu Shqipëria është në vend të dytë në ranglistën botërore përsa i përket pagesës për Guvernatorin e Bankës Qëndrore të saj, Ardian Fullani. Sipër vetes Fullani përsa i përket të ardhurave, mbi 100 milionë dollarë ka vetëm homologun e tij britanik, duke lënë pas të gjithë këto vende që sapo përmendem.

Por Guvernatorët e Bankave Qëndrore, përgjithësisht janë të mirëpaguar në të gjithë botën, pasi drejtojnë politikën monetare, një nga dy instrumentat bazë të politikave ekonomike, por kanë diferenca me njëri tjetrin. Një grafik i bazuar në të dhënat zyrtare të bankave qëndrore të vendeve përkatëse e të dhënat e Bankës Botërore, tregon se si paguhen guvernatorët në disa nga vendet më të zhvilluara të botës në raport me të ardhurat mesatare për frymë. Ben Bernake, shefi i rezervës federale në SHBA, ekonomisë më të fuqishme të botës rezulton ndër më të keqpaguarit. Ai ka një pagë vjetore 3.8 herë më të lartë se sa të ardhurat mesatare për frymë të SHBA. Në krye të listës qëndron Mervin King, guvernatori i Bankës së Anglisë që paguhet 12.4 herë më shumë se sa të ardhurat mesatare të një qytetari britanik. Në vend të dytë, Ardian Fullani. Guvernatori i BSH, rezulton të jetë një nga më të mirëpaguarit.

Të ardhurat që ai siguron nga paga e tij vjetore dhe honoraret në Këshillin Mbikëqyrës janë rreth 100 mijë dollarë, ose 11.7 herë më të larta se sa të ardhurat mesatare të një shqiptari. Me këtë pagë, Fullani paguhet në terma relativë tre herë më shumë se guvernatori më i rëndësishëm i botës, ai i SHBA, Bernake përgjegjësitë e të cilit janë shumë herë më të mëdha, pasi përgjigjet veç stabilitetit të çmimeve edhe për punësimin dhe mbarëvajtjen e ekonomisë. Pjesa më e madhe e guvernatorëve paguhen nga 3.5 deri në 7 herë më shumë se sa të ardhurat mesatare për frymë të vendit të tyre. Këtu përfshihet, guvernatori i Francës, ai i Australisë, i Suedisë dhe madje edhe guvernatori i Irlandës. Përcaktimi i pagave në BSH funksionon si një qark i mbyllur, pasi është vetë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ai që i vendos ato. Në Shqipëri, paga e guvernatorit s'është e kufizuar as në hierarkinë kombëtare të pagave. Kjo bën që aktualisht guvernatori të paguhet disa herë më shumë, jo vetëm se presidenti shqiptar, por edhe se ai amerikan, Barak Obama. Ai ka një pagë mesatare vjetore prej 300 mijë dollarësh që në raport me të ardhurat mesatare për frymë është 6.3 herë më e lartë, nga 11.7 që është ajo e Fullanit. Ndonëse s'paguhen nga taksat e qytetarëve, pagat e bankierëve qendrore paguhen sërish me para publike, pasi e drejta e sinjorazhit, një nga instrumentat kryesore më të cilin banka krijon të ardhura, është e drejtë e patjetërsueshme e sovranit, pra qytetarëve.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban