1671209834_krime.JPG

Flota e Detit të Zi, e mbështetur nga sistemet e mbrojtjes ajrore, po zmbraps një sulm me dron në Sevastopol. Kështu deklaroi Mikhail Razvozzhayev, guvernator i qytetit të Krimesë të pushtuar nga forcat ruse.

"Forcat e flotës, në bashkëpunim me mbrojtjen ajrore, po zmbrapsin një sulm nga dronët e armikut në rrugën e jashtme. Një dron tashmë është rrëzuar. Të gjitha shërbimet e qytetit janë në pritje," shkroi Razvozzhayev në kanalin e tij Telegram, duke kërkuar qytetarët të qëndrojnë të qetë.

Dy ditë më parë, një sulm i ngjashëm çoi në shpërthimin e një depoje karburanti në Sevastopol, duke ngritur një re gjigande tymi mbi qytet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kiev: Nuk dimë për ndonjë ndërmjetësim nga Vatikani, gati për kundërsulm! Për Shtëpinë e Bardhë, ofensiva ruse në Donbass ka dështuar