Në një kohë të trazuar për mbarë botën nga lufta në Lindjen e Mesme, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, pavarësisht pritshmërive për rritje të inflacionit mbi 3% që është objektivi, si dhe sinjaleve për ngadalësim të rritjes ekonomike gjatë këtij viti.

“Parashikimet sugjerojnë se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore do të shkaktojë një rritje të lehtë dhe të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026, si dhe një ngadalësim margjinal të ritmit të rritjes ekonomike në vend”, tha Sejko.

Guvernatori Gent Sejko thotë se pasojat në çmime përfshirë edhe në ato të shportës do të ndjehen në muajit e ardhshëm, pasi deri më tani inflacioni ka rezultuar nën objektivin 3%.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar prej 2.5% në tremujorin e parë të vitit 2026, duke regjistruar një rritje të lehtë në krahasim me tremujorin paraardhës. Megjithatë, rritja e çmimit të naftës dhe përcjellja e tij në artikujt e tjerë, pritet të shoqërohet me rritje të inflacionit të importuar gjatë tremujorëve në vijim”, tha Sejko.

Banka vlerëson se pasojat ekonomike do të jenë kalimtare, por gjithsesi kjo do të varet nga kohëzgjatja e luftës.

“Efektet e goditjes pritet të jenë kalimtare edhe të mos lenë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit. Megjithatë, pasiguria për të ardhmen mbetet e lartë dhe balanca e rreziqeve mbi inflacionin është e zhvendosur në kahun e sipërm. Ndikimi i luftës në ekonomi dhe në inflacion do të varet dukshëm nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit”, tha guvernatori.

Kjo është mbledhja e dytë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që nga nisja e luftës SHBA-Iran, pa ndërhyrje në normën bazë të interesit, e cila vijon të jetë 2.5% që nga korriku i vitit të kaluar.

 

R.Xh/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mela: 06/05/2026 22:29

    Per nje gje do mbahet mend ky, per skandalin e mikrokredive. Guvernatori i mikrokredive

    Përgjigju
  • Lindi: 06/05/2026 18:41

    Populli e paguan me taksat e vera mbi 12,000 euro ne muaj dhe ky nuk di te shprehet. Shiheni nivelin e institucioneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?