Guvernatori Gent Sejko ju përgjigj edhe pyetjes së ngritur nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku, se si e vlerëson vetë Sejko pavarësinë e Bankës së Shqipërisë.
Guvernatori Sejko tha se këtij institucioni shpesh i kërkohet llogari jashtë tagrit që mbulon duke ushtruar kështu presion dhe cënim të pavarësisë. Sejko tha se për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj.
“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, shpesh herë ka element që ndikojnë. Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit të saj, ky është cenim i pavarësisë. Këto dy vitet e fundit e kam ndjerë rëndë këtë gjë, por s’dua të hyjë në detaje. Për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj, por s’dua të zgjatem”, tha Sejko.
Pjesë nga debati
Sejko: Nëse kërkohet që Banka e shqipërisë të jetë e fokusuar tek bujqësia, nga juve si parlament.... (e ndërpresin deputetët)
Tabaku: Pra ta kemi bërë ne presionin
Sejko: Jo nuk them vetëm komisioni
Tabaku: T’ju kërkojmë ne që të marrin fermerët kredi, nuk besoj se ju cenojmë
Sejko: Nejse... do vijojmë me detyrat tona brenda tagrit tonë
Lajmi kryesor:
Sejko te ‘Ekonomia’: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar! Të shqetësuar për ndërtimin, por s’ka sinjale ‘flluske’











