Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një deklaratë për shtyp ka pohuar se sipas INSTAT, inflacioni ka pësuar një rritje të lehtë, ndërkohë që në 6 mujorin e dytë të 2017, ekonomia ka pasur një rritje të lehtë.

“Ekonomia është rritur në 6 mujorin e dytë të 2017, por me ritme më të ngadalta se 6 mujori i vitit të parë të 2017. Një nga faktorët kyç të ngadalësimit është ulja e investimeve në sektorin e ndërtimeve, ndërsa rritja më së shumti është ndikuar nga investimi privat”, është shprehur Sejko.

Guvernatori Sejko ka theksuar se është ulur raporti i kredive problematike dhe se ekonomia do të vijojë të rritet. 

Fjala e plotë e Guvernatorit Gent Sejko

Er.K/Shqiptarja.com