Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mori pjesë në Mbledhjen e Konsistuencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB) në Romë.
Mbledhja u zhvillua nën kujdesin e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Italisë Pier Carlo Padoan.
Sejko theksoi se rritja ekonomike është në një trajektore pozitive zhvillimi, e mbështetur edhe nga kombinimi i stimulit monetar me konsolidimin fiskal.
Më tej,Guvernatori Sejko u shpreh se rritja ekonomike pritet të vazhdojë rritjen e qëndrueshme dhe balancat kryesore makroekonomike do të forcohen në të ardhmen.
Për sa i përket perspektivës, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë pret një aktivitet ekonomik në përmirësim gjatë horizontit kohor afatmesëm, i cili do të mundësojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër, përmirësimin e mëtejshëm të treguesve të tregut të punës, si dhe kthimin e inflacionit në objektiv.
Reformat strukturore dhe përmirësimi i klimës së biznesit do të ndihmojnë qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit.
Lidhur me çështjen e kredive me probleme dhe masave të marra nga ana e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko nënvizoi se trajtimi i çështjes së kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e shoqëruar me një plan veprimi për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.
Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që prej muajit tetor të vitit 1991 dhe bën pjesë në të njëjtën konstituencë me Greqinë, Italinë, Maltën, Portugalinë dhe San Marinon. Konstituenca drejtohet nga z. CarloCottarelli, i cili është dhe Drejtori Ekzekutiv që përfaqëson këto vende në Bordin Ekzekutiv të FMN-së.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com