Të gjitha këto pasuri rjedhin nga divorcimi me bashkëshortin e saj shtetasin Besnik Pani, të cilit Guxholli me vendim gjykate i ka marrë gjysmën e pasurisë. Këtë vendim Pani e ka apeluar thuajse në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por që ka humbur në përballjen e tij në gjykatë me ish-bashkëshorten. Në vendimin e vitit 2010 tregohet se këshilltarja e kryeministrit Sali Berisha, arrin të marrë edhe një apartament 106 metra katror që ndodhet në rrugën "Dora Distria" në kryeqytet, për të cilin Suzana Guxholli është detyruar ti japë 38 milion lekë të vjetra ish-bashkëshortit të saj. Gazeta "Shqiptarja.com", disponon të plotë vendimin e gjykatës së Tiranës, në të cilët tregohen të gjitha përfitimet e Suzana Guxhollit, këshilltares ekonomike të kryeministrit Sali Berisha.
MENDIMI I EKSPERTES
Me vendim të ndërmjetëm, në seancën gjyqësore të datës 28.06.2010 gjykata caktoi një eksperte profesioniste në vlerësimin e pasurive të palujtshme, për të bërë kqyrjen në vend të pronës truall me siperfaqe 245 m 2, e ndodhur në Tirane, kufizimet, si dhe gjendjen aktuale të saj. Ekspertes iu la detyrë për të dhënë variantet e ndarjes në natyrë, nëse është e mundur dhe përcaktimi i kompesimeve përkatëse nëse lindin diferenca në natyrë. Sipas akt ekspertimit të datës 18.02.2010 rezultoi se: "Bazuar në vendimin me nr.620 akti datë 11.06.2008 të fazës së parë të pjestimit, objekti i pjestimit është trualli me siperfaqe 245 m katror. Në azhornimin e realizuar në terren, vihet re lehtësisht se trualli është i zënë me një ndërtim 2 kate plus papafingo, ende i papërfunduar dhe jo në shfrytëzim. E gjithë sipërfaqja e tokës truall është 245 m 2, për kushtet specifike të saj vleresohet per 9,705.185 lekë. Për faktin se prona është e zënë me një ndërtim 2 katësh plus papafingo me siperfaqe ndërtimi 98 m 2, e cila është e përfunduar karabina, murature,suvatime,prona objekt gjykimi, siperfaqja e truallit 245 m 2, nuk mund të ndahet në natyrë në pjesë të reja me kondicione të barabarta, e mundësi të barabarta shfrytëzimi"-thuhet në aktin e ekspertimit.
PRONA TEK BURGU 302
Në një nga seancat gjyqësore Suzana Guxholli ka paraqitu si provë në gjykatë,vërtetimin nga dokumenti hipotekor pqr një sipërfaqe objekt gjykimi që ndodhet në afër burgut 302 në Tiranë. Sipas aktit të ekspertimit të ekspertes Elvira D.Lame (Aliaj) ka rezultuar se: "Vërtetimi i pronësisë që i takon rregjistrimit hipotekor të vitit 1997, ku në pronesi të Besnik Jordan Pani, figuron e rregjistruar një truall me siperfaqe 245 m 2, ndodhur pas ish- burgut të Tiranes, sot Rajoni Nr.3 i Policisë, nuk shoqërohet me fragment të Hartës Treguese të Rregjistrimit, por një fragment harte treguese e përgatitur për tu paraqitur në Gjykatë. Lidhur me këtë Besnik Pani ka shtruar dy pyetje shtesë në lidhje me aktin e ekspertimit të datës 18 shkurt 2010 dhe nga përgjigja e këtyre pyetjeve rezultoi se: "Pas dorëzimit të materialit shtesë nga pala paditëse, konturimi i ri i pronës i bërë nga Z.V.RR.P.P.Tiranë, tashmë jep një sipërfaqe të matur grafikisht të truallit 193 m 2, paraqitur në mënyrë skematike dhe për këtë konturim të ri të pronës sipas Z.V.RR.P.P.Tiranë, vlera e saj është 7,645,309 lekë. Mbasi u njohën me aktin e ekspertimit,në perfundim të gjykimit, Suzana Goxholli dhe Besnik Pani kërkuan që pjesa e tyre për truallin prej 193 m 2 të ishte në natyrë, duke kompesuar njëri-tjetrin me vlerë leku, ndërkohë që lanë në cmim të gjykatës pjestimin e aksioneve të tyre.
AKSIONI TEK "PARTIZANI"
Në vendimin e saj gjykata e Tiranës shprehet edhe për pasurinë e lujtshme prej 3576 aksione të shoqërisë mekanike "Partizani" sh.a. Në kushtet kur palët ndërgjyqëse nuk kishin pretendime për këto aksione, gjykata, bazuar në vendimin gjyqësor të fazës së parë të pjestimit, i ndan këto aksione përgjysëm për secilën palë, e barabarte kjo me 1788 aksione.
APARTAMENTI 106 m2
Po kështu, nga provat e administruara në dosje,që është shtesë kontrata me nr.2282 rep datë 30.11.2001, rezultoi se i padituri Besnik Pani është pronar i një sipërfaqe prej 106 m 2, në godinën 10 katëshe, në Rr."Dora Distria", Apartamenti nr.8, Kati i dytë i banimit. Sipas gjykatës në kushtet kur paditeses Suzana Guxholli do ti lihet në natyrë trualli objekt gjykimi, ajo duhet të kompesojë në vlerë monetare pjesën e truallit që i takon të paditurit. Sipas shteses së aktit të ekspertimit rezultoi se, vlera e truallit prej 193 m 2, është 7,645,309 lekë dhe nga kjo vlerë të paditurit Besnik Pani i takon shuma prej 3,822, 654 lekë, shumë e cila duhet të jepet nga Suzana Guxholli.
(sg/shqiptarja.com)