Pezullohet aktiviteti i 12 guroreve në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion që me vendim të këshillit të Ministrave është shpallur Pejsazh i mbrojtur. Këto 12 kompani shfrytëzonin pa kriter malin e Krujës prej 30 vitesh.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një konferencë për mediat, tha se pas hetimit një mujor, task-forca e ngritur nga katër ministri, propozoi revokimin e lejeve për 12 subjektet e fundit që ushtrojnë aktivitetin e guroreve në malin e Krujës.
Ministri Klosi tha se guroret në malin e Krujës do të zhvendosen në një vend tjetër, ndërsa paralajmëroi se në zbatim të legjislacionit në fuqi të verifikohet dokumentacioni i guroreve në të gjithë Shqipërinë.
Ndotja si pasojë e guroreve prej vitesh ka qënë një shqetësim për banorët e Krujës, të cilët herë pas herë janë ngritur në protesta për mbylljen e tyre.
Ndër vite aksionet për mbyljen e guroreve janë shoqëruar me incidente pasi pronarët dhe punonjësit e këtyre guroreve nuk kanë lejuar mbylljen e tyre me pretendimin se kanë lidhur ekonominë e familjes me këtë biznes.
12 subjektet që ju pezullua aktiviteti
1 Frenki Shpk
2 Zhukjo shpk
3 Salillari shpk
4 Kegli - Duri shpk
5 GPA Konstuksion
6 Kastrioti shpk
7 LOTI shpk
8 Vega shpk
9 Makaresh shpk
10 Santara shpk
11 PRISKA shpk
12 Babasi COO
Sipas një analize të Ministrisë së Mjedisit, nga 300 leje mjedisore dhe minerare për guroret që janë dhënë në të gjithë vendin, pothuajse në të gjitha rezulton se ka problematika në zbatimin e lejes mjedisore dhe lejes minerare.
Fjala e ministrit Klosi,
Për një nga zonat më të bukura turistike dhe historike për zonën e malit të Krujës, me propozimin e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është miratuar vendimi i Këshillit të Ministrave i dt 26.07 2018 për ta shpallur këtë zonë, “Peizazh natyror të Mbrojtur”. Në zbatim të këtij vendimi të marrë në vitin e Skënderbeut dhe që shkon në përputhje të angazhimit dhe përpjekjeve tona maksimale për rritjen e turizmit, përmirësimin e imazhit të zonave turistike, të krijimit të të gjitha kushteve që aktivitetet industriale të jenë në ekuilibër me aktivitetin turistik dhe peisazhin e mbrojtur, sot jemi këtu për të deklaruar përfundimin e kontrollit masiv që kemi bërë në këtë zonë. Kjo përpjekje shkon në përputhje të plotë me strategjinë tonë të deklaruar prej dy vjetësh tashmë “Clean and Green 2020” apo “Pastrojmë Shqipërinë që duam” si një përpjekje që kërkon të realizojë uljen e ndotjes dhe disiplinimin brenda rregullave dhe kuadrit ligjor të aktiviteteve që kanë ndotur Shqipërinë në më shumë se 3 dekada. Dhe zona për të cilën po flasim është pikërisht një nga këto zona.
Për 30 vjet është shfrytëzuar pa asnjë kriter dhe pa u përputhur aspak me kushtet mjedisore natyrore dhe po ashtu sic do të deklarojnë edhe kolegët me të gjitha kushtet e tjera që kërkon zbatimi I ligjit. Të zhbësh dëmet e shkaktuara Mjedisit në këto dy dekada është një sipërmarrje jo e vogël, por nuk është as e pamundur nëse të gjithë bëjmë detyrën dhe më shumë se kaq të gjithë si shoqëri kuptojmë se ndotja e Mjedisit, ndotja e jetës së fëmijëve tanë, ndotja e jetës së qytetarëve, dëmtimi i ekonomisë, dëmtimi i imazhit, dëmtimi i turizmit janë janë gangrena që të shoqëron këtë periudhë tranzitore të shoqërisë sonë. Prandaj të nderuar do të doja shumë që si ministër i qeverisë së Edi Ramës, kryeministër i cili ka marrë vendimin për të ngritur këtë grup pune, të falenderoj të gjitha grupet e kontrollit të cilët kanë ushtruar një veprimtari të plotë në gjithë këtë periudhe tranzitore të kontrollit të të gjithë aktivitetit të guroreve.
Sot i takon këtij grupi teknik që të pasqyrojë të gjitha gjetjet dhe po ashtu të katër ministritë tona, të zbatojmë të gjitha përpikmëritë, vendimet, pikat dhe nenet që ka legjislacioni në fuqi për të gjitha aktivitetet tona. Kjo task forcë e përbërë nga përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës, Financave, të Brendshme dhe padyshim ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit kisht eobjektiv të punës së saj, objektivin e zbatimit të kërkesave dhe standarteve ligjore lidhur me veprimtarinë për shfrytëzimin minerar brenda territorit Krastë-Vrion, ose në gjuhë teknike të gjitha guroreve të cilat janë në malin e Krujës. Pas një periudhe 1 mujore, të inspektimit dhe të kontrollit të gjetjeve paraprake, Task forca, i ka propozuar të 4 ministrave respektivë masën e revokimit të aktivitetit për 12 subjektet e fundit që kishin ngelur dhe ushtronin aktivitetet në zonën e malit të Krujës. Task forca dhe 4 institucionet u organizua në kontroll dhe inspektim sipas fushave përkatëse të gjithë institucioneve tona dhe kompentencave tona të cilat me ligj i kërkohen këtij institucioni.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ka verifikuar respektimin e koordinatave të lejeve minerare,investimet e kryera nga subjektet në zbatim të kushteve minerare, pagesat e garancisë për rehabilitimin mjedisor, investimet e kryera për reabailitimin mjedisor, sigurinë e sistemit të transportit, transmetimit të linjave të tensionit të lartë. Ministria e Mjedisit nëpërmjet Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit ka verifikuar procedurat e heqjes nga fondi pyjor, masat e marra për rehabilitimin mjedisor të karrierave të shfrytëzuara të këtyre guroreve, menaxhimin e mbetjeve të gjeneruara nga procesi i shfrytëzimit, masat e marra për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, masat e marra për mbrojtjen emjedisit nga ndotja, mospërhapja e këtyre ndotjeve në rrugë nacionale nëpërmjet mjeteve të transportit të inerteve, respektimin e standarteve për mbrojtjen nga zhurmat dhe ndotjen akustike, respektimin e standarteve lidhur me shkarkimet e lëngta dhe trajtimin e ujërave të ndotur, respektimin e koordinimit të lejes së mjedisit.
Kërkesat e legjislacionit për zonat e mbrojtura. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka kryer inspektimet e saj në kontrollin dhe detyrimin e subjekteve, pagesat e tatim taksave, kontrollin e sigurisë në punë, pagesat e sigurimeve shoqërore për punonjësit si dhe problematika të tjera që kanë lidhje me këtë ministri. Po ashtu Ministria e Brendshme realizoi kontrollin e transportit të lëndëve inerteve dhe sigurisë rrugore, zbatimin e kushteve të mbrojtjes nga zjarri si dhe verifikoi në mënyrë të plotë përdorimin e lëndëve plasëse në këtë zonë që ësthë e populluar kaq shumë nga të dy qytetet, Fushë -Krujës dhe Krujës,por që të paktën në vitin e kaluar është vizituar nga 320 mijë turistë të huaj dhe vendas.
Pra të nderuar secili institucion do të bëjë gjetjet e veta për të gjithë ju përfaqësuesit e mediave ne do të donim të shprehnim po ashtu dëshirën tonë që biznesi i guroreve të kuptojë se ka ardhur koha që në zbatim të legjislacionit dhe të vendimarrjes së përbahkët të institucioneve tona, tashmë ka ardhur një kohe të re e cila do të ushtrojë kontroll në të gjitha guroret në shkallë vendi, duke e shënuar atë si një nga masat më të forta që ne kemi për mbrojtjen e mjedisit dhe peizazheve tona të mbrojtura. Për kompanitë të cilat ushtronin aktivitetin në zonën e malit të Krujës, është propozuar nga Ministria e Energjitikës një pozicion tjetër për të vazhduar aktivitetin pasi kuptojmë dhe mendojmë që ky biznes të vazhdojë por natyrisht shumë më tepër nën kujdesin dhe kontrollin e vazhdueshëm të institucioneve shtetërore dhe zbatimin e plotë të masave teknike për funksionimin e këtij aktiviteti.
Ura Vajgurore eshte akoma me keq.Ka nje babezi dhe nje vandalizem ne shfrytezimin qe bejne keto gurore maleve dhe shfarosjes se pyjeve perrth fshatrave Guri Bardhe,Konezbalte,Pashalli dhe Poshnje,aq nuk po kursejne edhe vendburimin e Ujit te Ftohte ne Poshnje ku nje gurore jo shume larg ketij burimi rrezikon jo vetem te ndote me nitrate burimin por edhe ta zhduke fare rrjedhen e tij,pasi eshte vetem 2-3 metra mbi nivelin e rrjedhes.Ky burim duhet te mbrohet,pasi eshte i vetmi qe furnizon qytetin dhe fshatrat e Mesit te Urave.E pamundur te mbjellesh e te korresh prodhimet bujqesore ,e pamundur qe shtepia te mos pastrohet cdo dite nga pluhuri, sepse te gjitha jane prane tokave bujqesore dhe shtepive.Ka nje nr. te madh guroresh saqe duke filluar nga fshati Veterrik,Guri Bardhe,Konezbalte,Pashalli dhe deri ne Poshnje i gjithte terreni i kesaj vije eshte i demtuar shume brutalisht.Nuk ka pse te jene kaq shume gurore,mjaftojne 2 ose 3 dhe ato jo te dukshme nga syri,dhe te punojne breda ligjit.
PërgjigjuBo bo c masakra mjedisore janë bërë... me duket se fqinjet unjorantë e funderrina e kanë mire kur thone se shqiptari eshte egerrsirë dhe i pazhvilluar. Sa keq që mutëria, pjesa me e keqe e shqiptarëve, fundërrina bij funderrinash ka qeverisur e dhunuar vendin per 30 vjet. Masakra mjedisore ne gjith republikën... Urgjentisht ushtria te marë në dorë fatet e vendit dhe të ”pastrojë” mutërinë nga Konispoli në Vermosh!
PërgjigjuPo ne Sarande jane buze detit ne Limjon Dhe ne hyrje nga Vlora ka 2 Thone qe ne pjese jane kopetent nga Tirana
Përgjigjuju nuk keni asgje nen kontroll, pas 30 vjetesh thote..
Përgjigju