Pas një artikulli nga revista e huaj për të famshmit “Vanity Fair”, ku thuhej se Gwyneth Paltrow ka një histori romance me milionerin Jeff Soffer aktorja e ka mohuar një gjë të tillë.

Kjo gjë ka pasur shkak afrimitetin e aktores me milionerin, sidomos gjatë një feste të zhvilluar në Majemi në vitin 2008.

Pavarësisht kësaj çdo gjë është mohuar dhe një përfaqësues i aktores ka thënë:- “Është diçka komplet false. Jeff është mik i Gwyneth prej një kohe të gjatë dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi. Ai ishte mes shumë miqsh në atë festë”.

gwyneth paltrow

Kjo gjë sigurisht nuk i ka pëlqyer Paltrow, e cila është në një lidhje dhe e lumtur me Chris Martin.

Madje ajo është shfaqur me kokë ulur pas botimit të shkrimit në revistë në momentin që u fotografua ditën e djeshme.

Nga ana tjetër Soffer është i martuar me supermodelen Elle Macpherson.

Sipas personave të pranishëm në inaugurimin e hotelit të milionerit në vitin 2088, ata janë parë të dy të mbyllyr në një seksion privat.

Madje thuhej se Gwyneth të nesërmen ishte bashkuar me milionerin dhe Kate Hudson në jahtin e tij privat.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)