Kur bëhet fjalë për të qenë në stil aktorja e njohur Gwyneth Paltrow kujdeset shumë për veshjen.
Gjatë ndarjes së çmimeve “British Fashion Awards 2013” ditën e djeshme ajo është shfaqur me një veshje të guximshme, ku dukej se kishte luajtur me ngjyrat dhe dizajnimin.
Sigurisht që ka rënë në sy figura elegante dhe plot finesë e Paltroë, e cila është në formë shumë të mirë fizike.
Duket se mënyra e shëndetshme e jetesës së saj i tregon rezultatet fare qartë.

Flokët bjonde i kishte të lëshuara, ndërkohë që kishte bërë një tualet të thjeshtë dhe natyral.
Ajo i dorëzoi çmimin “International Designer of the Year” stilistes së famshme italiane Miuccia Prada.
Ndërsa më pas ajo zbuloi se modelja britanike Edie Campbell u nderua me çmimin “Modelja e vitit”.
Një vit më parë këtë çmim e fitoi modelja Cara Delevigne. Grupi “One Direction” mori titullin “British Style Award”.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com