Stilistja e famshme Coco Chanel thonte se “një femër pa parfum është si një femër pa të ardhme”.

Ndoshta mund të jetë një shprehje paksa e ekzagjeruar por është fakt i sigurt që femrat e parfumosura me një parfum të mirë kanë një tërheqje të papërmbajtshme.

Si imazh i parfumit më të ri të nxjerrë në treg nga marka e njohur "Hugo Boss" është aktorja e famshme dhe një nga femrat më të bukura në botë Gwyneth Paltrow.

gwyneth paltrow

“Boss Nuit Pour Femme” është marka më e re e krijuar për femra nga kjo markë dhe Gwyneth shfaqet më sensuale se kurrë.

Filozofia që mbështetet pas këtij krijimi të ri nga kjo markë është forca dhe sensualiteti, eleganca dhe prakticiteti.

gwyneth paltrow

Një grua moderne por që nuk harron feminitetin.

gwyneth paltrow

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)