Zyrtarë të burgut i bënin gati letrat, si përfitoi ulje dënimi anëtari i bandës së ‘Gaxhait’

Zyrtarë të burgut i bënin gati letrat, si përfitoi ulje dënimi anëtari i bandës së ‘Gaxhait’

Një nga të cilin e kanë ndihmuar që të përfitonte ulje dënimi pavarësisht se ishte ndëshkuar me masë disiplinore, është anëtari i bandës së “Gaxhait”, Viktor Ymeraj. Emri i tij del në dosje.

“Nga verifikimi i Dosjes Penale e të dënuarit Viktor Shefqet Ymeraj, me vendimin e Komisionit Disiplinor të IEVP Fier, me datë 23.03.2020 është vendosur dhënia e masës dispilinore 20 ditë “Përjashtim nga veprimtaritë e përbashkëta” për të. Janë dërguar Vlerësimi i Sjelljes me nr.494 prot, datë 05.05.2021 drejtuar gjykatës, duke u shprehur në vlerësim se, i dënuari Viktor Ymeraj nuk është ndëshkuar me masë disiplinore dhe ka arritur në konkluzionin se “…shtetasi i dënuar plotëson kriteret ligjore për të përfituar ulje dënimi dhe komisioni vendos pranimin në masën 70 ditë të kërkesës për ulje dënimi…”. Gjykata mbanë parasysh edhe mendimin e komisionit te vlerësimit te sjelljes së IEVP Fier, i cili është shprehur për pranimin e kërkesës.  Gjykata ka dal me vendim nr.555 datë 05.05.2021 dhe ka vendosur ulje dënimi në masën 85 ditë për të dënuarin Viktor Ymeraj”, thuhet në dosje.

Ymeraj është një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Vlorë dhe i dënuar për dy vrasje, ndërsa ndryshe njihet me nofkën “Tori i Xhihanës”. Ymeraj ishte dënuar për 2 vrasje të kryera më 1999, si anëtar i bandës së Gaxhait ndërsa emri i tij del në pah vazhdimisht pas ngjarjeve kriminale në Vlorë, kjo edhe për shkak të lidhjes së tij me Edison Harizaj (është daja i “Faqedjegurit”), i cili u ekzekutua në një atentat në Durrës.

 


Lajmi kryesor:

Ditë pune ekstra, dhënie amnistie, vlerësim fiktiv sjelljeje, akuzat për 18 punonjësit e burgjeve në Fier e Tiranë! Nga Taulant Balliu, te Viktor Ymeraj e Bledar Qemalaj, ja kush përfitoi


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit