'Habilaj', Tahiri shpall fitoren e parë ndaj Prokurorisë
Prokuroria ka kohë deri më 10 mars për të vendosur nëse do të çojë për gjykim dosjen "Tahiri", ose nëse do të mbyllë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm të vënë nën akuzë për trafik droge në bashkëpunim. Saimir Tahiri: Gjykata më dha të drejtë
Gjykata për Krime të Rënda vendosi sot të pranojë kërkesën e ish-ministrit të Punëve të Brendshme duke rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të shtyrë për të katërtën radhë me 3 muaj hetimet për Saimir Tahirin të akuzuar për përfshirje në trafik të drogës, në bashkëpunim me grupin Habilaj. Pas më pak se dy orëve në Gjykatë, ish-ministri në një prononcim për gazetarët bëri publik vendimin e marrë. Ai tha se Gjykata i vendosi afat prokurorisë që deri më 10 mars të caktojë nëse çështja Tahiri do të kalojë për gjykim, ose në të kundërt të mbyllë hetimet.
Gjykata më dha të drejtë - tha Tahiri - duke shtuar se "është e drejta e prokurorisë të bëjë ç'të dojë"
"Kjo histori nuk mund të zgjasë pa fund. Deri më 10 mars koha numërohet mbrapsht, ka kohë deri atëherë. Nuk e shoh si lojë golash, e shoh si mundësinë time për të marrë drejtësinë që më takon
Kam mbajtur në kurriz akuza nga më të rëndomtat. Kam pritur 1 vit e ca pa folur që drejtësia të flasë, me të gjitha akuzat politike me të cilat s'po merrem. Merre me mend se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë, kur kjo ndodh me mua që kam mundësinë të flas edhe me median. Kam fatin të ndjej mbështetjen e gjithë njerëzve tek unë, dhe siç kam fatin të ndjej edhe mosbesimin e të tjerëve", u shpreh ndër të tjera ish-ministri i Punëve të Brendshme.
Për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri hetime ka kryer edhe Prokuroria e Katanias, ku ishte edhe zanafilla e goditjes së Bandës së Habilajve dhe trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Prokuroria Italiane vendosi të pushojë hetimet pasi nuk gjeti prova për ta lidhur ish-ministrin me aktivitetin e kësaj organizate kriminale.
ti je per burg,por i ke mbushur me para te gjithe,ke pergjime qe te implikojn
Përgjigju
servet: 12/02/2019 09:47
Ne rast se Tahiri del i pafajshem i bie qe te denohen te gjithe ato qe i bene kallzimin dhe i zgjaten hetimet deri tani gje per te cilen pyet dhe komentuesi sifi por duhet te jeni te sigurte qe askush nuk penalizohet sepse nuk eshte qe fajin e kane akuzuesit por sistemi qe i fal kriminelet.
Përgjigju
Toni19: 11/02/2019 23:29
Keta kanë qen prokuroret alla Sali Berisha nukë mund ta mbash Njeriun nën akut pa as ni faktë te vetem bastardet i kanë bër Gjygj publik andaj ky Zotri duhet te kerkoj nga Republika dëmë shperblim për dëmin e bër
Përgjigju
Fad: 11/02/2019 19:54
Nuk ka lezet koferenca shtypit pa te ndrituren pa te mencmen pa te zgjuaren pa te bukuren pa shpifaraken pa klodiana lala, vetem ajo ma bush mendjen mua, nuk ka lezet tv pa kte mrekulli qe banon ne pem.
Përgjigju
aicuni: 11/02/2019 18:24
njerez dele,shkojn tu meshtet trafikantin per 2 lek.
fansat e tahirit thot , a thu se esht eminemi ky
Përgjigju
Jani: 11/02/2019 17:25
Po ate shprehjen qe the ne fillim se skeni pare gje akoma si ta kuptojme apowu rregulluan punet. Drejtesia ne Shqiperi ka qene gjithmone ne funksion te mafies shtet
Përgjigju
sifi: 11/02/2019 15:38
kur nje ceshtje hetohet dhe nuk del akuza sioas provave , a ka penalizim per prokuriret qe nisen hetimet ?
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.2%
Vendos filtra
16.7%
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
ti je per burg,por i ke mbushur me para te gjithe,ke pergjime qe te implikojn
PërgjigjuNe rast se Tahiri del i pafajshem i bie qe te denohen te gjithe ato qe i bene kallzimin dhe i zgjaten hetimet deri tani gje per te cilen pyet dhe komentuesi sifi por duhet te jeni te sigurte qe askush nuk penalizohet sepse nuk eshte qe fajin e kane akuzuesit por sistemi qe i fal kriminelet.
PërgjigjuKeta kanë qen prokuroret alla Sali Berisha nukë mund ta mbash Njeriun nën akut pa as ni faktë te vetem bastardet i kanë bër Gjygj publik andaj ky Zotri duhet te kerkoj nga Republika dëmë shperblim për dëmin e bër
PërgjigjuNuk ka lezet koferenca shtypit pa te ndrituren pa te mencmen pa te zgjuaren pa te bukuren pa shpifaraken pa klodiana lala, vetem ajo ma bush mendjen mua, nuk ka lezet tv pa kte mrekulli qe banon ne pem.
Përgjigjunjerez dele,shkojn tu meshtet trafikantin per 2 lek. fansat e tahirit thot , a thu se esht eminemi ky
PërgjigjuPo ate shprehjen qe the ne fillim se skeni pare gje akoma si ta kuptojme apowu rregulluan punet. Drejtesia ne Shqiperi ka qene gjithmone ne funksion te mafies shtet
Përgjigjukur nje ceshtje hetohet dhe nuk del akuza sioas provave , a ka penalizim per prokuriret qe nisen hetimet ?
Përgjigju