TIRANE-Sot në gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca në lidhje me kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për zgjatjen e hetimeve për herë të katërt.

Tahiri është vetë i pranishëm në seancë së bashku me avokatin. Në kohën që në gjykatë po zhvillohej seanca, jashtë ambienteve nuk munguan fanset e ish-ministrit, teksa dy gra kishin të stampuara në bluzë portretin e Tahirit.