Ka nisur ditën e sotme zhbllokimi i Unazës së Madhe, qe do t’i hapë udhë ndërtimit të rrugës e cila do t’i japë frymëmarrje gjithë qytetit te Tiranës.

Punonjësit e IKMT-së kanë filluar herët në mëngjes me shembjen e  ndërtimeve të ngritura pa leje dhe të kompensuar te zona e Astirit.

Por çudirat nuk kanë fund kur vjen puna të mania për para.

Edhe pasi ka marrë kompensimin sipas ligjit një banore, Lindita Protoduari shprehet sërish e pakënaqur dhe habit kur shprehet se është dëmshpërblyer me plot 130 milionë lekë të vjetra (mbi 100 mijë euro) nga qeveria për shtëpinë por sipas saj, shteti po tallet me këta banorë.