Të gjithë e njohin si Don Andres. Ish-lideri i mesfushës së Barcelonës është kthyer të flasë për Marca në Spanjë, teksa është ndalur gjatë te katalanasit. Andres Iniesta e sheh të largët ditën se mund të bashkëpunojë me Xavin në stol, teksa i është përgjigjur edhe fantazisë së tifozëve. Punën me Xavin e sheh të vështirë në një rol, ndërsa kërkon që ish-bashkëlojtari i tij të dërgojë skuadrën te titulli kampion.
"Së bashku me Xavin në stol? Është shumë e vështirë. Njerëzit e imagjinojnë sepse na kanë parë si lojtarë dhe kemi qenë shumë të lumtur. Do të ishte mirë, por është shumë e komplikuar, ai është trajner tani dhe unë jam ende futbollist dhe nuk e kam as titullin trajner. Është një situatë që është e vështirë të ndodhë. E rëndësishme është që ai të bëjë punën e tij dhe që Barça të kthehet aty ku të gjithë duam dhe të gjithë do të jemi të lumtur", ka thënë Iniesta për Marca. Në moshën 38-vjeçare, Iniesta vijon të luajë me Vissel Kobe në Japoni.

Komente

