Habit këngëtarja: Nuk e di a më pranon Flor Mumajesi

Këngëtarja e re Silvana Rusi sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit “Kriminale”, por gjithsesi po mendon për projekte të reja. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv , Rusit i është kërkuar të zgjedhë ndërmjet 2 kantautorëve të njohur Stines dhe Flori Mumajesit. Megjithëse i pëlqen shumë të dy, këngëtarja ka pohuar se nuk mund ti veçojë , por  do kishte dëshirë të bashkëpunonte me Florin.

Nuk mund të bëj një diferencë, është shumë e vështirë për mua. Flori është shumë i mirë. Do kisha dëshirë të bëja një bashkëpunim me të, por do pranojë apo jo nuk dihet.

Silvana Rusi, këngëtare

E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse do ti kërkonte një bashkëpupunim këngëtarja është shprehur me: Po, do tia kërkoj

Këngëtarja Silvana Rusi në studion e "Rreze Dielli"

Pas këngës më të fundit të publikuar afro 2 javë më parë Silvana Rusi tha përgjatë emisionit se së shpejti do të sjellë një këngë të re në bashkëpunim me Stinen, pasi ka një vlerësim për kantautorin.

E dua shumë, është me të vërtetë artist në atë që bën. Unë realisht po planifikoj diccka por nuk është një bashkëpunim direkt me Stinen, por po punoj me të për një projekt që do të vijë shumë shpejt. Nuk do të punoj unë me atë , por do ta bëjë ai këngën.

Silvana Rusi, këngëtare

Këngëtarja Silvana Rusi në studion e "Rreze Dielli"

2/2
b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 10/02/2019 00:36

    Silvana Rusi pyetet nga Erjona Rusi...janë bërë tv. si familjare, një Xhixha tek zëri i Amerikës interviston Ilir Metën, drejtuesin e LSI-së të Erisa Xhixhës, analistët dalin për natë, të njëjtë sa duket sikur flenë në televizione...c'bëhet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve