Megjithëse është këngëtare e si e tillë pjesë e skenës e ekraneve, sërish nuk do të dobësohej vetëm për hir të imazhit. Këtë e ka pohuar vetë Silvana Rusi në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report tv. Këngëtarja e cila sapo ka publikuar klipin e fundit “Kriminale” është shprehur se është dobësuar vetëm për tu ndjerë mirë me veten e saj,por jo për për të plotësuar kërkesat e producentëve. Një vit më parë Rusi ka qenë 76 kg ndërsa tani është rreth 64-65 kg.
Unë do thoja që jam një model i një vajze që kam patur peshë para 1 viti, dhe jo peshë, por peshë që ç’të të them. Unë kam peshuar fiks 76 kg dhe për 1 muaj kam hequr 10 kg e pastaj muajin e dytë 3 të tjerë, ndërsa tani jam rreth 64-65 kg. Kontrolloja shumë ushqimin, haja shëndetshëm dhe shumë pak, nuk e teproja.
Unë tani nuk jam e dobët, futem tek femrat e mbushura. Realisht është shumë problem, por edhe nëse do ma kërkonin që të dobësohesha për tu dukur mirë nuk do e bëja. Atë peshë kam, çfarë të bëj tani. Për tu ndjerë mirë me veten time po, se unë ndaj i zbrita ato kile. Po nëse do më thoshte një producent dobësohu se ndryshe nuk do të promovoj, nuk do të pranoja absolutisht jo.
Silvana Rusi, këngëtare
Përveç këngës së fundit “Kriminale”, Silvana Rusi ka publikuar edhe disa këngë të tjera si dhe ka marrë pjesë edhe në shumë kompeticione muzikore.
Silvana Rusi në studion e "Rreze Dielli"
Ti ke probleme me shendetin e trurit moj vajze
Përgjigju