Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi është surprizuar nga stafi i shkollës fillore në Londër, që ajo ka ndjekur pasi u zhvendos nga Kosova për shkak të luftës. Rita Ora ka shpërndarë një foto pranë murit të shkollës, ku është vendosur një pllakë në nder të saj.
Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakë shkruhet dedikimi për artisten:
“Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.
Ajo ndau me ndjekësit disa foto të shkrepura pranë pllakës, në të cilat mori pëlqime dhe komente të shumta.