Agjencia e lajmeve CNN ka njoftuar se hakerat rusë kanë kryer muaj më parë një sulm kibernetik në sistemin e departamentit të shtetit Amerikan. Ky operacion u përdor si një trampolinë për të hakuar dhe sistemin e Shtëpisë së Bardhë duke siguruar informacione të rëndësishme. Sipas të dhënave mësohet se ata kanë marrë informacione edhe rreth axhendës së presidentin Barak Obama.
Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, në një fjalim para Senatit në lidhje me sulmet kibernetike ka deklaruar se një seri sulmesh të vazhdueshme parashikohet të ndodhin në periudha të ndryshme nga burime të shumëllojshme.
Sipas tij, Rusisë, përbën një rrezik më të madh kibernetik ndaj interesave të SHBA dhe se kërcënimi nga qeveria ruse është më i madh nga sa ishte menduar më parë.
Gjatë vitit të kaluar ka pasur një seri sulmeve kibernetike të profilit të lartë kundër objektivave amerikane, i fundit ishte a ii nëntorit të vitit të kaluar ku Koreja e Veriut u akuzua se qendronte prapa sulmit ndaj “Sony Pictures”.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com