Hado:Do falen kamatëvonesat e të
vetëpunësuarve,paguani principalin

Hado:Do falen kamatëvonesat e të<br />vetëpunësuarve,paguani principalin
Rreth 15 mld lekë është borxhi ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore që të vetëpunësuarit në bujqësi nuk kanë paguar sigurimet.

Astrit Hado, drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore shprehet se ligji në fuqi që fal kamatvonesat, detyron të vetëpunësuarit që të paguajnë principalin.
 
“Janë falur kamatëvonesat dhe gjobat për kontributet e papaguara, por me kushtin që duhet të paguhet principali, kontributi i Sigurimeve Shoqërore, që pastaj t’u falen gjobat dhe kamatëvonesat. Sa i përket këtij ligji që e prek drejtpërsëdrejti Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka të bëjë me të vetëpunësuarit në bujqësi të cilëve u falen kamatëvonesat që kanë kushtin për principalet”, tha ai.
 
Nga ana tjetër Hado, iu bën thirrje ish punonjësve të naftës që të mos iu drejtohen zyrave të ISSH-së, pasi ligji për statusin e minatorin është ende në fazën e miratimit të vendimeve ligjore dhe akteve për zbatimin e tij.
 
“Kjo është një procedurë që do të realizohet, është në proces miratimi në Vendimin Këshillin e Ministrave dhe njerëzit të mos dynden dhe të mos tentojnë tu afrohen zyrave të Sigurimeve Shoqërore për të marrë indo pasi në vendimin që do të miratohet do të përcaktohet një pjesë e mirë e kësaj ecejake. Lëvizja do të bëhet përmes institucioneve, pra qytetarët të mos paraqiten çdo ditë në sportelet e zyrave të Sigurimeve shoqërore për të kërkuar vërtetime e Libreza sepse është lodhje e dy anshme",
u shpreh Hado.
 
Falja e kamatëvonesave për të vetëpunësuarit do të ketë një afat kohor të përcaktuar dhe qytetarët janë të detyruar të paguajnë principalin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës