“Kur Claudio Magris përshkoi Euroqendrën, Bashkimi Sovjetik nuk ishte shpërbërë, muri i Berlinit nuk kishte rënë, dhe ish-Jugosllavia ishte akoma grupim federal”, tha pëkthyesja në gjuhën shqipe e librit, Alma Hafizi. Ajo u shpreh gjatë promovimit se kritika botërore e ka përcaktuar romanin “Danub" të Magris një kryevepër.
“Udhëtimi danubian përfundon në Det të gjerë, një metaforë e çlirimit nga ankthi, frika, pasiguria, rendje drejt lirisë. Me të kapërcyer kufijtë e çdo lloji, shkrimtari i personifikuar me udhëtarin danubian pasuron identitetin e tij me eksperienca të reja, plotëson kujtesën historike dhe kulturore, e sfidon më me forcë armikun kryesor të tij, harresën”, tha Hafizi.
Roman i Magris sipas Hafizit saj është udhëtimi kritik përmes gjeografisë, historisë, letërsisë e mendimit, që shfaqen përgjatë shtratit të “Danubit”.
“Udhëtimi nis nga kërkimi i burimeve të Danubit dhe kjo ndodh në mënyrë alegorike: nuk ekziston një burim i sigurtë, gjë që lejon mbivendosjen e shpjegimeve shkencore me ato legjendare. Magris realizon nje cikël udhëtimesh, duke takuar jo vetëm letrarë e mendimtarë përgjatë lumit, por edhe njerëz e histori të vogla, të harruara, që janë pjesë e kujtesës njerëzore. Të udhëtosh përgjatë lumit, nuk mund të mos përballesh me pështjellimin e kombësive ballkano-danubiane”, tha Hafizi.
Claudio Magris, Kapitujt e romanit dëshmojnë praninë e Europa Qendrore gjermane, magjare, sllave, hebraike, ku rreth Danubit është një botë e pavarur përtej kombeve.
“Ky qytetërim e ka magjepsur Magris-in jo vetëm për shkak të letërsisë, por si shëmbëlltyrë, si metaforë të asaj që bota perëndimore nuk e ka. Në këtë aspekt Danub është një fiction, sepse çdo gjë është e vërtetë, por vendosja e së tërës në një kontekst letrar vjen falë një mekanizmi imagjinar, personazhi kryesor është figura e dubluar e shkrimtarit”, u shpreh Hafizi.
Udhëtimi i Magrit kufizohet nga dy imazhe të errëta, fillon në Pyllin e Zi dhe mbaron në Detin e Zi, duke dëshmuar në mënyrë alegorike misterin e jetës, e nga ana tjetër edhe brishtësinë përballë tundimit për ta zbuluar atë. Udhëtari danubian që në fillim shtron çështjen e origjinave të paqarta të lumit monumental, e cila shndërrohet në simbolikë të mëdyshjeve dhe kompleksitetit të tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com