Tirane- Motrat Mariela dhe Antonela Berishaj janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohen se janë autore të dhunës fizike të një vajze të identifikuar si Klea Prenga, blogere në instagram.
Mbrëmjen e djeshme 24 vjeçarja denoncoi në instagram se është dhunuar nga një person teksa po darkonte në një lokal në Tiranë të martën e 6 gushtit.
"Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme" thotë ajo në postimin e saj që shoqërohet edhe me foto nga momentet e para të pas dhunës dhe një video ku një mjek i heq copëzat e qelqit që i kanë ngelur në plagë.
![]()
Në fotot dhe videon e postuar vajza duket se ka dëmtime të rënda në fytyrë. Dy motrat, Antonela Berishaj, 28 vjeçe, dhe Mariela Berishaj, 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, janë shpallur në kërkim për akuzën "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Policia sqaron se autore të sulmit janë pikërisht dy motrat që i kanë thyer shishen e qelqit në fytyrë.
"Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen Klea Prenga, 24 vjeçe'
Vajza identifikon me emër dy motrat të cilat sipas saj donin ti shkatërronin fytyrën dhe imazhin e saj, dhe se njëra prej tyre madje i ka dërguar edhe mesazh kërcënues pasi është sulmuar.
Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde" shkruan vajza.
Shkak i dhunës mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.
Dëshmia para hetuesve
Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, më 6 gusht 2024, kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.
Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.
Lajmi ne perditesim...
Foto: Postimi i Klea Prenges ne instagram
Klea Prenga, vajza 24 vjeçare e cila është dhunuar nga motrat Berisha ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Përpos, pamjeve të rënda ku shihej me të çara në fytyrë dhe e gjakosur, 24-vjeçarja nxori dhe mesazhin që i kishte ardhur në telefon ku i thuhej qartë se nga kush e kishte “dhuratën”.
Në SMS-në e postuar nga vetë Prenga lexohet: Dhuratën mbrëmë e ke nga Mariela, jo nga Antonela Berisha. Ta kesh si mësim, të mos sh***** lart e poshtë dhe të futesh në familje. Ik denonco njeriun e duhur.
Shkak i dhunës mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.
Por në një reagim të postuar sërish nga 24 vjeçarja thotë se ajo nuk ka ndërhyrë mes një familje dhe se personi që e ka sulmuar “nuk ka burrë”.
Foto: Klea Prenga pasi u dhunua, foto e publikuar vete ne instagram
Zbulohen detaje të reja lidhur me sherrin e ndodhur mes blogeres Klea Prenga dhe dy motrave Berishaj.
Mësohet se shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi blogeren Klea Prenga mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com, Sokol Dema.
Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, më 6 gusht 2024, kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar. Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Ca dun keto vajzat e reja me burra te martum se na hoqen trurin . Kan dal ne mor te martuarit Grat e marruara gjitha me dashur e keto zogat e reja me burra te martum
PërgjigjuShikoni kto buçet Berishaj sa agresive e me njē kultur bērnut. E kto lloi jashqitje hiqen si kush jan. Nė njē koh qē kto jan vetēm jashqitje e kombit. Mjer Shqipria si ēshtē katandis.
PërgjigjuUn habitem pse xehen se ai nuk marohet ka per te tana koqe kanari
PërgjigjuKeto jane pasojat e degjenerimit dhe promovimit te tij si vlere neper kazan-tv.
PërgjigjuKy llum ka mbet ne shqiperi.. pseudoartista alabake rrugesh qe kerkojne lirine e te ngjashmit me ta pa asnje lloj lidhje me artin e kulturen dhe qe terheqin zvarre nje gjenerate te tere te pashprese e injorante qe I sherben skllaverisht sistemit nje partiak.
PërgjigjuTurp dhe gjynah per gjuhen e perdorur ne komente. Motrat Berisha pse nuk ia futen me shishe partnerit te Marieles, por merren me vajzen? Nese ka faj, ai eshte i perbashket mes djalit dhe vajzes, mbase pak me teper i djalit qe eshte ne nje lidhje.
Përgjigjuvlerat qe parfaqson top channel perputhja dhe big brother vip. kjo eshte edukata qe promovon perputhen dhe bb vip ne oren 18:00. flm top channel qe na i mson fmijet tja fusim tjerve me got turinjve.
PërgjigjuI bej thirrje te rinjve i ..KUJDES DASHURIS SE K .EDHE MIQESIN E POLICIT MOS E PRANONI.
PërgjigjuNuk ka nevoje te botoni foto me njerez te pergjakur e te plagosur ne fytyre. Faqen tuaj mund ta lexojne edhe femije. Te arrestohen pergjegjesit dhe te merret gjykata e prokuroria me to. Per cfare i duhen shoqerise sone keto telenovela te pergjakshme?
PërgjigjuVip-se ekrani mobilizohuni ne mbrojtje te ketyre gocave (ashtu sic bene "artistet")
PërgjigjuEdhe keto kurva do te mbrohen si kriminel stresi se jan arrtiste.
PërgjigjuTop Channel promovon keto figura te ndritura si model per rinine!
PërgjigjuMos i ke marrë të dashurin moj korbë se kot nuk të gjuan njeri.
PërgjigjuKjo tregon sa "të ëmbla" janë kurvat e ekranit!
Përgjigju