HAGË - Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka nisur në Hagë diskutimet në lidhje me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. 41 anëtarë të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare, konsulente e OKB-së për armët kimike, do të vendosë mbi planin e paraqitur nga Siria në shkatërrimin e plotë të mbi 1.000 tonëve agjentë kimikë vdekjeprurës.

 Ndërkaq që eshtë vendosur që vendimi të jepet në orën 17:30 minuta.

 

Pjesa më e madhe e arsenalit, i cili përfshin dhe gaz sarin-mustardë, do të shkatërrohet jashtë Sirisë. Ekspertët e OPCË në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, kanë inspektuar për disa muaj rezervat siriane dhe mjetet për prodhimin e armëve kimike, në 22, nga 23 depo të Sirisë.
 
Në plan parashikohet që të gjithë armët dhe përbërësit që mund të krijojnë armë kimikë, në dispozicion të Sirisë, të shkatërrohen deri në mesin e 2014, sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në mbledhje nuk pritet të caktohet vendi ku do të kryhej shkatërrimi, pasi këtë nuk e vendos kjo organizatë.
 
“The New York Times” raporton se Cristian Chartier, zëdhënësi i kësaj organizate thotë se nuk është ende e qartë sesa do të zgjasë mbedhja e Këshillit Ekzekutiv për miratimin e planit.

 “The New York Times” flet dhe për protestën që është përshkallëzuar në Shqipëri për ti thënë jo asgjësimit të lëndëve kimike në Shqipëri.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)