Gjykata në Hagë kaloi te një nga pikat kyçe të aktakuzës, ajo e qëllimit të përbashkët kriminal.

Sipas trupit gjykues, Prokuroria arriti të provojë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi vepruan së bashku dhe arritën marrëveshje për një qëllim të përbashkët kriminal, ndërsa përgjegjësia e secilit prej tyre mbetet individuale.

Gjatë leximit të aktgjykimit, gjykatësi Charles Smith tha se katër të akuzuarit ngritën bashkërisht objekte ndalimi, u caktuan personave të tjerë role dhe detyra për realizimin e këtij qëllimi dhe lëshuan komunikata përmes të cilave, sipas gjykatës, "përhapnin qëndrimet dhe politikat e tyre".

“Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit kishin të njëjtin qëndrim se elementë kyç i mjeteve dhe strategjisë për realizimin e qëllimeve ishin shënjestrimi, eliminimi ose neutralizimi i disa personave të cilat konsideroheshin si pengesë. Shënjeshtrimi i kundërshtarëve mori formën e vrasjeve, ndalimit arrestimit, keqtrajtimit fizik dhe psikologjik dhe forma të tjera të keqtrajtimit”, tha ai.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Haga dënon me nga 25 vite burg Thaçin e Krasniqin për krime lufte, 18 për Veselin! Rrëzon akuzat për krime kundër njerëzimit