/ATSH-AFP/ - Kryeministri holandez, Mark Rutte i kërkoi vendeve të Bashkimit Evropian që të bien dakord mbi një ndarje të detyrueshme të imigrantëve brenda BE-së për t'i dhënë fund një "shopping-ut të azilit".
"Është e rëndësishme që Evropa të bier dakord mbi një ndarje të detyrushme", deklaroi Mark Rutte gjatë një konference për shtyp në përfundim të Këshillit të Ministrave.
Rutte shpreson që "strehimi i imigrantëve të mos mbetet vetëm tek një numër i limituar vendesh dhe se i duhet dhënë fund 'shopping-ut të azilit', fakti që refugjatët shkojnë tek vendet më të pasura".
Një mbledhje e ministrave evropianë të Punëve të Brendshme të 28 vendeve të BE-së parashikohet të mbahet më 22 shtator në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për krizën e migrimit, më e rënda në Evropë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.