Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka publikuar kushtet për lirimin e përkohshëm të të akuzuarit për krime lufte, liderit radikal serb, Vojislav Sheshel. Kjo erdhi pas kritikave të fuqishme nga Kroacia e zemëruar me deklaratat nacionaliste pas kthimit të Sheshel në Serbi, rreth 2 javë më parë.
Tribunali i Hagës tha se kishte urdhëruar Sheshel të dorëzojë pasaportën e tij tek autoritetet serbe sapo të arrinte në Beograd duke urdhëruar Serbinë të mos i mundësojë një të re.
Kushtet, të cilat ishin mbajtur sekret deri më tani, kanë urdhëruar gjithashtu liderin radikal të mos ketë asnjë kontakt me viktimat, dëshmitarët duke mos u përpjekur në asnjë mënyrë të ndikojë në rrjedhën e drejtësisë.
Nëse bën diçka në kundërshtim me këto, Sheshel do t’i duhet të kthehet automatikisht në Gjykatën e Hagës. Lideri i Partisë Radikale serbe, akuzohej për krime lufte dhe genocid në Kroaci, Serbi dhe Bosnie në një gjyq maratonë që ka zgjatur rreth 12 vjet.
Me kthimin e tij, ai u prit si një hero nga mbështetësit e tij të cilët organizuan edhe një protestë në Beograd. Parlamenti kroat ka nënshkruar një deklaratë që dënon lirimin e Sheshel si dhe i ka kërkuar Gjykatës së Hagës revokimin e vendimit për lirimin e tij.
“Ai përhap urrejtje, frikëson dhe poshtëron dëshmitarët. Ai qesh me Tribunalin e Hagës dhe unë shpresoj që Parlamenti kroat do të miratojë deklaratën njëzëri”, thotë ish-kryeminsitri kroat Jadranka Kosor.
Po ashtu, edhe presidenti kroat, Ivo Josipoviç është ankuar drejtpërdrejt në Hagë për lirimin e tij, duke e cilësuar këtë si një veprim që pengon drejtësinë kombëtare.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com