Haga shmang ekstradimin, vëllai i Arben Frrokut për Report Tv: Drejtësia u vu në vend

Haga shmang ekstradimin, vëllai i Arben Frrokut për Report Tv: Drejtësia u vu në vend

Mark Frroku, vëllai i biznesmenit Arben Frroku, e quan vënie të drejtësisë në vend, vendimin e Gjykatës së Apelit për të Drejtat e Njeriut në Hagë, që refuzoi ekstradimin e vëllait të tij në Shqipëri.

Argumenti i Gjykatës ishte se i rrezikohet jeta në Shqipëri, pasi vendimi me burgim të përjetshëm dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, është dhënë mbi arsye politike.

"Ky vendim do të thotë që drejtësia u vu në vend, pavarësisht sulmeve politike, urisë për koka turku dhe etjes për të patur pushtet mbi kurrizin e të pafajshmëve", tha Mark Frroku në një prononcim për Report Tv.

Gjykata e Hagës vendosi këtë të martë ë favor të Frrokut, pas ankimimit që Arben Frroku i kishte bërë vendimin të Gjykatës së Shkallës së parë Holandeze, shtet ku u arrestua me dokumente false greke. Arben Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit Dritan Dajti në shkurt të vitit 2013. Ai mori pafajësi nga Shkalla e Parë kohë ku u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi, por më tej Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dha dënimin me burgim të përjetshëm, kohë kur Frroku u shpall në kërkim nga autoritetet.

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 12/02/2019 22:03

    Robt ku ti keni PLEHRA.. Shqipëria ska për tu bërë kurrën e kurrës Shtet. Ikni Shqiptar ikni sa më larg nga ai vënd flam..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?