Hagë/ Përfundon intervistimi i ish kryeministrit të Kosovës Agim Çeku

Hagë/ Përfundon intervistimi i ish kryeministrit të Kosovës Agim Çeku

Ka përfunduar intervistimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, megjithatë nuk janë dhënë detaje në lidhje me deklaratat e tij. Çeku, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë këtij muaji  njoftoi se ishte ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për ty pyetur në cilësinë e të dyshuarit.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, me seli në Hagë merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot, para gjykatës së Dhomave të Specializuara do të dalë për herë të parë ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, i pari i akuzuar zyrtarisht  për kryerjen e krimeve të luftës gjatë vitit 1999.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI