HAGE- Në vijim të përpjekjeve për të zgjeruar bashkëpunimin mes Europolit dhe autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit, u nënshkrua sot një marrëveshje e re bashkëpunimi nga Drejtori i Europol , Rob Wainwright dhe ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Në takimin e zhvilluar në selinë e Europolit në Hagë mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Artan Didi, Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Holandë, Gazmend Barbullushi, dhe kreu i njësisë Kombëtare shqiptare të Europolit, Redi Voshtina.
Pritet që ky nivel i ri bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndikojë në lehtësimin e luftës kundër krimit të organizuar në fusha të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, narkotikëve dhe armëve të zjarrit.
Marrëveshja lejon shkëmbimin e informacionit strategjik dhe operacional, duke përfshirë të dhënat personale mbi kriminelët e njohur dhe të dyshuar si të tillë.
Ndërkaq, Drejtori i Europolit, Rob Wainwright, theksoi përparimin e bërë në drejtim të bashkëpunimit midis autoriteteve shqiptare dhe policisë së BE-së.
“Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ne konfirmojmë angazhimin tonë të përbashkët dhe solidaritetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe të gjitha format e veprimtarisë terroriste”, tha Wainwright.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com