Shtatë vendet janë bashkuar me Shtetet e Bashkuara dhe qeverinë e Irakut për të siguruar armë për forcat kurdë në Irakun verior, ku ata po luftojnë me terroristët e ISIS.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se: “Shqipëria, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë angazhuar për të ndihmuar me armë forcat kurde të cilat kanë nevojë urgjente për pajisje.
Sipas Hagel kërcënimin nga ISIS "vetëm po rritet." Ai tha se këto vende do të operojnë paralelisht dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Furnizimet që do të dorëzohen duhet të përfshijnë municion për armë të vogla, pasi forcat kurde kanë bërë thirrje për shumë armë dhe pajisje me qëllim përballimin e sulmeve nga xhihadistët.
Ndërkaq zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby i tha gazetarëve se Shqipëria dhe Britania kanë filluar me përgatitjen e furnizimeve për kurdët në Irak.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com