Hagës i skadon afati 6 mujor i shqyrtimit të aktakuzës për Thaçin...Çfarë do ndodh me presidentin?

Hagës i skadon afati 6 mujor i shqyrtimit të aktakuzës për Thaçin...Çfarë do ndodh me presidentin?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

KOSOVË- Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është konfirmuar apo hedhur poshtë, ndërkohë që afati prej gjashtë muajsh për ta bërë këtë, përfundon të shtunën, në 24 tetor.

Megjithatë, sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të këtyre Dhomave, një gjyqtar, në rrethana të jashtëzakonshme – nëse një prokuror i specializuar paraqet arsye të vlefshme përpara se të konfirmohet aktakuza – mund të lëshojë urdhër të përkohshëm për moszbulimin e aktakuzës para publikut, “për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, ose për të parandaluar ndonjë ndërhyrje tjetër në procedurë, ose trazirat shoqërore”.

“Në çdo rast, aktakuza do t’i zbulohet publikut, me ndryshime të mundshme nëse është e nevojshme, jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit përpara gjykatës”, thuhet në pikën 88 të kësaj Rregulloreje.

Prokuroria e Specializuar në Hagë e paraqiti në 24 prill aktakuzën për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë./RTK

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emri: 24/10/2020 16:46

    Jo "Cfare do ndodh me presidentin", po "Cfare do te ndodheme presidentin". Respektonigjuhen shqipe, ju lutem

    Përgjigju
  • Agimi: 24/10/2020 09:25

    DUHET PRERE KOKA PESIDENTIT ILIR HAJDUTIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale