Hague: Serbisë ia kemi bërë të
qartë, harta nuk ndryshon

Hague: Serbisë ia kemi bërë të<br />qartë, harta nuk ndryshon
PRISHTINE- Nga kryeqyteti i Kosovës Sekretari i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe deklaron se Serbisë i është bërë e qartë se Harta e Evropës Juglindore nuk ndryshon dhe se ajo duhet të përparojë me dialogun nëse do të integrohet në BE. Mesazhi përcillet vetëm pak orë para se Ëilliam Hague të niset drejt Beogradit.

“Gjithmonë kemi qenë të qartë para Serbisë mbi atë se çfarë kërkohet në secilën fazë. Kemi qenë shumë të qartë dhe për kushtet e integrimit në BE të Serbisë. Harta është e përfunduar. Nëse doni të hyni në BE duhet të dialogoni. Ne jemi shumë të qartë dhe kështu do të jetë dhe në vizitën time sot në Beograd”- tha zoti Hague në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar sot në Prishtinë, menjëherë pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi.


Ai nënvizoi se në dialog duhet të bëhet përparim në të gjitha fazat dhe Britania vlerëson rolin e saj në këtë dialog.
“Në fazën e parë Ashton do të identifikojë fushat që kërkojnë vëmendjen e të dyja palëve. Shpresojmë që kjo të ecë më tutje”- tha Hague.

Nga ana e tij kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk duhet të presim një njohje të Kosovës nga Serbia në muajt e ardhshëm por dialogu Kosovë- Serbi do të rezultojë në njohjen e shtetit të Kosovës nga 5 vendet e BE-së që ende se kanë njohur atë dhe në anëtarësimin në OKB.

”Duhet të jemi realistë të mos presim që Serbia të njohë Kosovën në muajt e ardhshëm. Me dialogun ka nisur një proces evropian. Presim sjellje europaine të Serbisë në raport me Kosovën. Ky relacion do të rezultojë me njonjen e pavarësisë nga 5 vendet e BE dhe anëtarësimin Kosovës në OKB”- tha kryeministri kosovar.

Sekretari i marrëdhënieve me jashtëm i Britansië së Madhe ndodhet që prej ditës së djeshme në Kosovë. Po dje ai zhvilloi një takim me presidenten Jahjaga ku shprehu mbështetjen e Britanisë ndaj Kosovës në hapjen e dialogut për MSA. Edhe këtu sekretari i jashtëm britanik tha se procesi i zgjerimit të BE me të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, dhe në këtë mes edhe të Kosovës, është i një rëndësie të madhe për gjithë Evropën dhe theksoi se harta e Evropës Juglindore tashmë është përmbyllur.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij