Hague të enjten në Prishtinë, policia
ndaloi mbi 60 protestues

Hague të enjten në Prishtinë, policia <br />ndaloi mbi 60 protestues
PRISHTINE- Shefat e diplomacisë së tri superfuqive, SHBA’së, BE’së dhe Mbretërisë së Bashkuar do ta vizitojnë Prishtinë dhe Beogradin gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, në përpjekje për t’i shtyrë palët drejt arritjes së një marrëveshjeje historike.

Sekretar i Jashtëm britanik, William Hague, pritet të mbërrijë të enjten në Kosovë, ndërsa homologia e tij amerikane, Hillary Clinton, do të qëndrojë në Kosovë më 30 dhe 31 tetor. Mediat kosovare bëjnë të ditur se në këtë vizitë ka gjasë t’i bashkohet edhe Baronesha Catherine Ashton. Ata do t’i inkurajojnë shqiptarët dhe serbët për arritjen e një marrëveshjeje historike përmes bisedimeve të nivelit të lartë politik. Për vizitën e tyre informoi sot gazeta kosovare Express.

Ndërkohë që ditën e djeshme Vetëvendosja protestoi para godinës së qeverisë kundër takimit Thaçi- Daçiç, të premten e kaluar në Bruksel. Protesta kundër dialogut me Serbinë, përfundoi në orët e pasdites së djeshme ndërsa policia iu desh t'i përgjigjej me gaz lotsjellës protestuesve që hodhën domate dhe ngjyrë të bardhë mbi forcat e policisë gjatë përleshjeve.

Policia e Kosovës bëri të ditur se shoqëroi në stacione policore rreth 63 protestues të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa dhjetra u plagosën. Mes të plagosurve ishin dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës