Hailey dhe Justin Biber bëhen prindër për herë të parë

Hailey dhe Justin Biber bëhen prindër për herë të parë

Justin Bieber dhe Hailey

Hailey dhe Justin Biber janë bërë prindër për herë të parë.

Këngëtari ndau me ndjekësit e tij në Instagram lajmin e bukur, teksa ka shpërndarë një foto të këmbës së foshnjës ku shkruan: "Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blues Bieber".

Çifti konfirmoi për herë të parë shtatzëninë e tyre në Instagram në fillim të majit.

Hailey postoi një video ku kishte veshur një fustan të ngushtë që tregonte barkun e saj. Hailey më vonë konfirmoi për revistën Ë se ajo ndau lajmin kur ishte tashmë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

“Nuk kisha bark, me të vërtetë, deri sa isha gjashtë muaj shtatzënë, që ishte kur e njoftova. Isha në gjendje të vishja xhaketa të mëdha dhe gjëra të tjera,"- tha ajo.

Bieber shtoi gjithashtu se ndjeu lehtësim pas postimit: "Ndjeva sikur po fshihja këtë sekret të madh dhe nuk më dukej mirë. Doja lirinë, të dilja dhe të jetoja jetën time.”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Foto ekskluzive nga aksidenti ku mbeti i vdekur avokati Leonard Dingo në Durrës! I riu që e përplasi ende në kërkim, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia

Foto ekskluzive nga aksidenti ku mbeti i vdekur avokati Leonard Dingo në Durrës! I riu që e përplasi ende në kërkim, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia