TIRANË- Në cilësinë e bashkë-kryetares së Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari është shprehur e gatshme që opozita jashtë-parlamentare të bëhet pjesë e diskutimeve për këtë reformë. Në ngritje të këtij Komisioni, Hajdari ka qenë kundër pjesëmarrjes së opozitës, me argumentin se ka qenë vendimi i tyre për të dalë jashtë Parlamentit dhe rrjedhimisht ka humbur edhe këtë drejtë, por sot është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me to, për finalizimin e kësaj Reforme.

"Rezoluta një zëri gati, Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur. Ftesa për opozitën jashtë për dialog, e mirëpritur nga të gjitha palët. Kërkesat më në fund po gjejnë konsensus. Pak orë dhe ditë na ndajnë nëse politika do t’i përgjigjet po 90% të për hapjen e negociatave...", shkruan Hajdari. 

OSBE-ja dhe më pas kryeministri Edi Rama bënë dje një ftesë të gjitha palëve për t'u ulur në tryezë dialogu, por ajo është refuzuar nga kryedemokrati Basha dhe aleatët e tij të cilët thanë se zgjidhja e krizës politike është për ta më prirotare se Reforma Zgjedhorë. Ndërkohë, po sot, bashkë-kryetari Damian Gjiknuri, në nisje të seancës parlamentare në një prononcim për mediat, u shpreh se është i gatshëm që të lagohet me kusht që ta njohë PD-ja Komisionin.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit