Hajdari interpelancë me Ramën për Teatrin! Balla: PD-ja s'e do 'Zgjedhoren' por s'e mban dot peng! Djali i Jemin Gjanës goditi artistin (VIDEO)

TIRANE- Rudina Hajdari do të depozitojë një kërkesë në Kuvend për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për cështjen e Teatrit Kombëtar. Seanca është nesër, por interpelanca nuk mund të zhvillohet nesër u shpreh kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla pasi duhet të depozitohet 48 orë përpara. Balla vlerësoi kërkesën për interpelancë duke deklaruar se debati duhet të bëhet brenda institucioneve dhe jo me protesta si opozita.

"Kërkesë një deputeti apo një grupi hyn automatikisht, respektohet e drejta e opozitës për t'u planifikuar. Nëse është depozituar sot nuk hyn në rregullat e përcaktuara, se duhet të jetë depozituar 48 orë para, por kjo nuk është ajo që duhet të ndaj me ju, por vlerësoj faktin që në një vend demokratik si Shqipëria këto janë mekanizmat që duhet të ndjekin të gjitha ata që i duan të mirën Shqipërisë.

Cdo lloj debati duhet brenda institucioneve, debati i bën mirë sqarimit të kësaj cështje. Cështja e teatrit ka 20 vite që diskutohet dhe ne jemi në fund të punës për t'i dhuruar Tiranës një teatër sikur i ka hije. Ata që qajnë ditën dhe qeshin natën sikur ju dhemb shpirti. Ish-godina e teatrit, ju bëj një apel që të themi ish-godina e teatrit nuk i bënte nderë aspak kryeqytetit. Në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet fillimi i punimeve i bën nderë. Këta këtë punë kanë protestat. Lidhur me referendumin në demokraci populli qeveris me përfaqësim.

Populli votoi në 30 qershor për të mandatuar këshillin bashkiak. Nëse do të kishte pasur një kërkesë për referendum duhet të depozitohej dhe plotësonte kërkesat. Luli dhe Monika vetëm te teatri nuk e kanë hallin, nuk fjetën në teatër. Ditën e diel është ekzekutuar një vendim ligjor. PE-ja i merr vendimet online, apo Bundestagu. Në Kushtetuese unë di që ka një ankimin nga Presidenti lidhur me ligjin që ka kaluar në kuvend që i ka humbur të gjitha efektet, pasi i ka kaluar afatet. Tani nuk ka më konflikt juridik se ai ligj ka mbaruar. Ligji ishte hapi një procedurë për të ndëruar teatrin me PPP, ajo dështoi se dështoi negocimi".

Por cfarë do të bëjë PS-ja nëse opozita do të vijojë që të bojkotojë Reformën Zgjedhore? "Unë kam shpresë që cështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse për hallin dhe turpin e vet kushtëzon ndërtimin e një teatri me ligjet dhe kushtetutën e vendit, kur bëhet fjalë për reformën zgjedhore. Edhe pse u largua nga parlamenti me dëshirën tonë ne krijuam një instrument për ta përfshirë. Për Shqipërinë që në 2020 fillon bisedimet për anëtarësim duhet të jetë vetëdije politike që ne duhet të këtë vit dhe brenda qershorit të kemi miratuar rekomandimet e OSBE-së. Këtë nuk mund ta marrë peng askush dhe ato do i miratojmë".

Por cfarë mendon si për propozimin për sistemin danez? "Nuk komentoj deklaratat e ambasadave sepse nuk mendoj se kjo cështje duhet të jetë cështje e propozimeve që vijnë nga miqtë, palët duhet të gjejnë dakordësinë, prandaj shumica prej shumë kohësh ka krijuar të gjitha instrumentet edhe me hulumtimin e hapësirave për ta ndryshuar sistemin zgjedhor. Lidhur me depolitizimin e komisioneve zgjedhore është një hap i madh, jemi i vetmi vend me komisione me përfaqësim politik, është metodë staliniste. Këta nuk deshën reformën në drejtësi, nuk dua as reformën zgjedhore".

I pyetur nëse PS-ja distancohet nga dhuna e policisë ndaj gazetarëve në protestën e opozitës dhe artistëve mes të cilëve operatori i Report Tv, Balla tha se "Koha kur protestuesit qëlloheshin me plumba ditën për diell ka përfunduar. Policia e shtetit për administrimin e situatës artificiale për qëllime politike ka vijuar sipas cdo protokolli".

Në fund Balla komentoi edhe dhunën mes protestuesve, ku dënoi goditjen e artistit Gentian Shkurti nga djali i ish-deputeti demokrat Jemin Gjana dhe një militant i PD-së. "Edhe për djalin e Jemin Gjanës që godet artistin që kërkon që protesta të mos politizohet. Me të drejtë do që të mos politizohet. Kur PD-ja ishte në pushtet e vlerësoi se nuk ka asnjë vlerë që nga '47-2020.

Do të ishte mirë që edhe partitë e opozitës të mbajnë qëndrim ndaj militantëve që kanë goditur qytetarë apolitikë kur kanë kërkuar që të mos politizohet. Unë me tim bir kam qenë te ai teatër dhe më pas jemi përballuar me temperaturë dhe grip për shkak të teatrit me problematika. Ai teatër nuk mund të mbahet më në këmbë se nuk i shërben askujt".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali Eri: 20/05/2020 15:55

    A e shkaterrova ate qe wc do ti shkonte me bukur jo ne parlament por ne Parlanentin Europian ne Kesshillin e Europes ta coni ceshtjen teatri i ri do te ndertohwt sipas projektit qe eshte miratuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë