Dy policë qëllojnë me gaz operatorin e Report Tv, po filmonte tërheqjen zvarrë të gazetarit Alfred Lela (VIDEO)

TIRANE-Dy efektivë policie civilë qëlluan njërin prej operatorëve të Report Tv, Mirsal Hajdarmataj i cili ishte në krye të detyrës duke filmuar momentin e arrestimit dhe tërheqjes me dhunë të gazetarit Alfred Lela. Report Tv publikon fotot e dy policëve që qëlluan operatorin. 

Ngjarja ndodhi në mes të ditës së sotme në sheshin para Ministrisë së Brendshme te Teatri Kombëtar ku policia ka vendosur kordonin. Në momentin që po arrestohej Alfred Lela, njëri nga efektivët e policisë qëlloi operatorin e Report Tv, ndërsa tjetri me spraj neutralizues për të bllokuar filmimet që po bënte. 

Sqarojmë se shefi i komisariatit nr. 5 Altin Lilaj nuk ka marrë pjesë në dhunimin e operatorit të Report Tv, por vetëm në shoqërimin e gazetarit Alfred Lela.

Në momentin që u godit kameramani i Report Tv kishte dokument identifikues dhe po bënte detyrën, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak  dy policëve që paguhen me taksat e qytetarëve. Madje jo vetëm kaq, por operatori i Report Tv i është drejtuar policit duke i thënë se "O shefi të lutem, jam televizion, jam i Report-it,  po filmoja më shtyu turma". Por polici nuk e ka marrë parasysh, "ata shtyjnë, ju shtyni pas atyre" dëgjohet efektivi.

Operatori i Report Tv Mirsal Hajdarmataj shprehet se 'Më goditëm me dhunë se po filmoja kolegun'. Shenjat në trupin e operatorit, në qafë dhe shpinë dhe pamjet janë një tjetër provë se policia vendosi dorë duke goditur operatorin që po bënte vetëm detyrën.

Report Tv proteston  për këtë ngjarje të papranueshme. Goditja ndaj medias është e papranueshme nga policia në një vend demokratik.

Në protestat e sotme dy gazetarë u goditën, ndësa dje po nga policia u shënua një tjetër rast dhune ndaj një adoleshenti në Tiranë. Kjo është e papranueshme! Na lini të bëjmë punën tonë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar më parë se fytyrën e tij do ta kenë edhe efektivët e policisë, por a e pranon ai dhe drejtori i Policisë së Shtetit atë që ndodhi sot, që të dhunohen dy gazetarë?  Pyetja mbetet pa përgjigje...

 

 Dy policët që sulmuan operatorin e Report TV

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 18/05/2020 11:21

    Komentuesit ose jane police ose nga ata idiotet qe nje rast budallalleku e justifikojne vetem nga frika se mos hedh balte mbi partine meme...ore te trashe kameramani dhe gazetari jane aty per te derguar buk te fmia dhe per tju hapur syte juve kafsheve... se po te ishte per ta do te donin te rrinin ne shtepi rehat sinpuna juaj... yyytttt rrace .... e ka fajin kameramani thone yyyytttt rrace.....

    Përgjigju
  • A. N.: 18/05/2020 08:25

    Se mos jane maskuar protestuesat si kameramane sepse shoh me shume kameramane se protestuesa?

    Përgjigju
  • Gimi prej Tirone: 18/05/2020 06:04

    O shoku miku camerman.S'ka ndodh ndonje gje e madhe.Kur ti e ke pa situaten dhe me ndergjegje ke hy aty. Duhet te kesh llogaritur qe mund te hash edhe ndonje shkop gome. Shoket e tu shkojne me ndergjegje te plote ne front te luftes dhe vdesin per te permbushur missionin qe i kane ngarkuar vehtes.Perndryshe....ju sugjeroj te beni p.sh. çoban delesh por vetem ne fushe.

    Përgjigju
  • Faik Konica: 17/05/2020 16:18

    Policia veproji me perpikmeri. Ai nderhyri mes poliveve femra tu hiqte nga duart dike qe po showeronin/arrestonin. Ai eshte per burg seshte gazetar. Gabim qe e lan te dilte aq shpejt.

    Përgjigju
  • shakatori: 17/05/2020 16:07

    mos e teproni me akuza per dhune tani. Ato qe tregoni as pickime mushkonje sjane. Rregulli qe njekin Policite e vendeve perendimore eshte perdorimi i perpjestuar i dhunes ne raport me kerrcenimin. Keta e kane kryer detyren me se mire pa shkelur asnje ligj. doni policine e sali kriminelit juve qe te vret pastaj te merr ne pyetje.

    Përgjigju
  • Greta: 17/05/2020 14:21

    Ne nje proteste qe degjeneron ne dhune lendohen police,protestues,politikan, gazetar.Kjo eshte pjes e rriskut te kujdo ne momente kaosi dhe nervozizmi.Juve qe jeni gazetar duhet ta dini qe ne Gjermani para 2 ditesh policia arrestoi duke i ven shkelmin mbi kok dhe reporter mediash.Prandaj nje reagim i ekzagjeruar per nje spray nga ana juaj

    Përgjigju
    • Durresi: 17/05/2020 16:15

      Ore ca kerkonte ky gazetari qe u terhoqte nje te shoqeruar policeve? Ky spo bente gazetari u perfshi ne perleshje.

    • Ariu: 17/05/2020 15:19

      Po ik ore legen, clidhje ka presioni me veprimet e ketij bastradit qe i kryen ato me qellim ndaj nje gazetari qe eshte lehtesosht i identifikueshem i cili vetem po regjisteon me kamera. Bastrad je dhe ti.

  • Edi: 17/05/2020 14:10

    Altin Lila eshte shume njeri i mire dhe profesionist. Dhe kto tjeret ne pune jane dhe nen trysni te pa zakonte.. Detyra ka shume problematika, Dhe ne kto kushte ka dhe incidente Por detyra duhet bere , se ne kundert i bie mos ti dalesh per zot punes, Sic ai gazetar qe do te nxjerri keq cdo njeri qe eshte ne punen e vet.

    Përgjigju
  • Ahaha: 17/05/2020 13:56

    Ahaha

    Përgjigju
  • Bora: 17/05/2020 13:54

    Po keta gazetare c’po e kane te vene ne pika ku policia ben detyren. Thjesht provokijne policine. Le ta provojne ne Amerike e Europe te sulmosh policin se e sheh ku perfundon. Atje ne shqiperi I arrestojne e I nxjerrin brenda dites ose shpetojne vetem me nje gjobe. Perse? Sepse politika e qelbur e hajduteve e krimineleve Lul, Sal, Mona, Iliri e trajnojne Si arretime politike. Kush provokon policine dhe kush thyen ligjin do denohet. Pike.

    Përgjigju
    • hahha: 18/05/2020 03:13

      Ka te drejte BOra....ne asnje vend te botes Policia eshte kaq e pambrojtur sa ne Shqiperi....Gazetari i Report nuk mu duk se u demtua nga spray...ai afrua direkt perseri....shikoni vidjon.....Per kete Alb...ja po e shikojme ameriken si po i ben te vdes qytetaret e saj me hir te ekonomise.... Bravo Policia dhe pro teatrit te ri

    • Alb: 17/05/2020 15:01

      O bora hajde me.kemb ne tok sjetojm ne bora bora,amerik jemi ne shqiperi kemi ligjet tona amerika ka problematikat e veta apo eshte keshtu strategji kjo shiko ne amerik pse se shikon ameriken per papunsin e vogel e gjera te tjera te mira po vetem te dhuna.

  • Sidrit Golemi: 17/05/2020 13:44

    Shkrimtarja Flutura Açka ka akuzuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se i ka tradhtuar dhe ka lejuar me qëllim prishjen e Teatrit Kombëtar. Me anë të një statusi në Facebook, Açka deshmon: “Më falni, si tha mbrëmë: Mos u afroni, nuk ka nevojë për 1000 vetë, as për 100 vetë. Ishte vërtet thirrja e duhur për këtë natë të bardhë vizitash dhe ditë të zezë pabesie.Qetësia me të cilën e tha, nuk u ngjante atyre të mitingjeve, ishte zbutëse, qetësuese, shëruese…”

    Përgjigju
  • Ilo: 17/05/2020 13:43

    Kur niset di ka dihet qe do I vihet koka e mullarit, apo dicka tjeter kurse keta asgje thjesht ecejake propaganda, Turp.

    Përgjigju
  • Gzimi: 17/05/2020 13:40

    O media e pavarur pse ankoheni kot. Lërini policët të kryejnë detyrën që u takon...

    Përgjigju
  • keqardhje: 17/05/2020 13:29

    keqardhje per gazetaret se jane ne krye te detyres ne dite pushimi. por ju si media dashte Zoti reflektoni per te qene te pakten te barazlarguar nga secila pale. nuk thote njeri qe te mos keni bindje te majta, te djathta apo cfaredolloj, por kur gjerat jane me te rendesishme se politika, qendroni ne krahun e te drejtes .

    Përgjigju
  • Beni: 17/05/2020 13:27

    Altin Nozlli e ka emrin nje nga ata plerat qe sulmoi operatorin

    Përgjigju
    • legen: 18/05/2020 03:18

      Altinit i duhet dhene dekorate ......Policia po ben punen e vet dhe pike....Lela sot per mua duhet te ishte ne burg dhe duhet te qendronte per ca kohe......Si mund te marresh guximin dhe te nderhysh ne punet e policise......Policia ben arrestimin dhe une te kap policin dhe ta largoj.....Ketu ku jam une do me kishin vrare... Kurse ky gazetari i Report TV eshte duke bere viktimen....shihet nga video qe afrohet perseri ne ngjarje pa asnje pasoje....ato shenjat mund tja kete bere si policia gjate shtyerjes si protestuesit...

    • Bledi: 17/05/2020 20:30

      Ishe ne vendgjarje qe e pe qe eshte Altin Nozlli apo e pe nga televizori kur i ra apo ta treguan a mund ta di se cafard te ka bo ALTINI

  • A...Zh: 17/05/2020 13:25

    Gabim! Media jo vetem duhet te mbeshtetet por edhe te mbrohet nderkohe qe eshte duke kryer misionin e saj! Me e pakta, policia i detyrohet nje ndjese.

    Përgjigju
  • Alb: 17/05/2020 13:20

    Po ci denonconi qr ghejeni ku e ka shpin e e shembjani me dinamit keta jan ordinerat ecdo qeverie.

    Përgjigju
    • Fieri: 17/05/2020 16:08

      O shoket e partise ca pune po bente ky gazetari?! Vajti tu hiqte nga duart policise nje qytetar qe ata po e shoqeronin. Pse kush na qenka ky? Ky spo raportonte gje po nderhynte ne veprimet e policise. Policia zbatoji me perpikmeri cdo gje. Te fala.

    • Laci: 17/05/2020 14:00

      Gazetari asnjeher nuk esht ne vendin e gabuar ku ka lajm.thjesht ka ne mes nesh polic qe su mbajn nervat e bejn popullin te na shaj.e me raste mua me vjen zor nga njerezit qe kan te njejten uniform si mua kur bejn te tilla idiotlliqe.media dhe te miturit nuk preken me dor.

    • Redi: 17/05/2020 13:37

      Te kishe qen ne Amerike ti e shikoje mire kercenimin e policit.Me kte gjasme demokraci kujtoni se mund te beni çfare do gjeje.

    • BERTI: 17/05/2020 13:35

      KETO E DUN TJA SHKEPESH GRUN E GOCEN

    • Alb@: 17/05/2020 13:34

      Po ja ja shembën shtëpinë të gjithë policave si thua ti plehrë, po pastaj kë do vendosim për të mbajtur rendin motrën dhe maman tënde?!

    • Ik o te q r...: 17/05/2020 13:30

      Hajde shembe ti shpin po ta mbajti legen . Policia ben detyren gazetari qelloj ne vendin e gabuar

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin