Hajdari në ‘Repolitix’: Shqipëria nuk ka patur progres për integrimin drejt BE-së! Ballkani i Hapur do vërë në pikëpyetje rrugëtimin tonë në union

TIRANË- Në prag të një përgjigje nga BE në samitin që do të mbahet nesër, nëse Shqipërisë do t’i hapen negociatat apo jo, Rudina Hajdari shprehet se vendi ynë nuk ka patur progres në kushtet që janë kërkuar për tu bërë pjesë e unionit.

Sipas saj, nëse ka pasur një ‘gjysmë po’ nga ana e BE sa i përket integrimit të Shqipërisë, gjithmonë ka pasur kushte nga ana tjetër për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin.

“Në çdo herë që është thënë një gjysmë po, ka patur edhe kushte të qarta për Shqipërinë sikundër ka qenë për Maqedoninë. Në çdo vendim nëse ka qenë një gjysmë po ka pasur kushte kundër krimit, korrupsionit, luftë për të rregulluar administratën shqiptare, ka një zhbërje të reformave, qoftë ato elektorale, të krimit të organizuar”, tha Hajdari në Repolitix.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PDp-së, thotë se Ballkani i Hapur do të vërë në pikëpyetje rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Sipas saj, e gjithë kjo nismë nuk ka qenë transparente që në fillim, pasi nuk është publikuar marrëveshja që është bërë mes tre vendeve pjesëmarrëse. Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE do vuhet në pikëpyetje, pasi sipas Hajdarit në këtë nismë nuk janë të gjitha vendet e ballkanit,. Por është pjesë edhe Serbia e cila ende nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

“Proces i cili ka qenë jo transparent. Kur është lancuar në Novi Sad është quajtur si një mini shengen, por marrëveshja që është bërë mes tyre, nuk është publikuar dhe parë nga asnjë. Ku është ky dokument dhe çfarë ka ndërmend ky akt themelimi për Open Balkan.

Procesi integrimit nuk po ecën përpara, ka patur bllokada, nuk ka patur progres real. Ka zgjedhur një rrugë tjetër, po ta shohësh në të gjitha nivelet, është një projekt i rrezikshëm, për orientimin e Shqipërisë drejt BE. A mund të jetë ky një projekt që na e  ndryshon kursin sa i përket integrimit në BE. Në momentin që ne nuk përfshijmë të gjitha vendet e Ballkanit, kur ti zgjedh një kurs alternativ sa i përket procesit të Berlinit. Do vë në pikëpyetje të madhe nëse Shqipëria do ecë drejt BE, duke marrë parasysh që Vuçiç ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë, e ka bërë të qartë që në këtë mes është duke mbështetur linjën ruse”, vijoi Hajdari.

Ndalur në përplasjet brenda PD-së, Hajdari shprehet se opozita nuk duhet të varet nga një vendim i gjykatës se kush do t’a kontrollojë partinë, por duhet të mblidhen rreth një misioni.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
A i ka prishur marrëdhëniet me SHBA dhe Kim pas bashkimit me Berishën? Përgjigjet Hajdari

 

Pas bashkimit me Sali Berishën, Rudia Hajdari thotë se kjo nuk ka ndikuar në marrëdheniet e saj me SHBA-të dhe ambasadoren Yuri Kim, ndonëse ish-kryeministri është shpallur ‘non grata’.

“Nuk ka ndryshim sa i përket marrëdhënieve të mia me SHBA , me ambasadën. Jam afruar në PD, kam patur edhe rezervate mia sa i përket zotit Berisha. Sa i përket non gratës e kam thënë dhe do ta them që është një çështje personale e Berishës, që ka nisur ta ndjekë dhe s’mund të infektojë PD”, tha Hajdari.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BBC: 23/06/2022 09:38

    Krijesa mediokre dale nga ciftezimi i nje banditi me nje katundarke jep mend per integrimin Europian

    Përgjigju
  • Erik: 23/06/2022 07:35

    Cfare pret mbeshtetje nga qeverite e vendeve te BE-se, kur ke keta dumbabsat e Shqiperise qe i vene sterkembesha integrimit europian te shqiptareve vec per mos t'i dhene kredo kundershtarit politik. Politikane mediokre, pa pike karizme apo sharmi.

    Përgjigju
  • Labi: 23/06/2022 07:17

    Si ka mundesi ti jepet kesaj Hajdareje mundesi te argumentoj! E keni ul shume poshte nivelin e emisionit! Kush i hodhi trut poshte qe i gjeti kjo dele?

    Përgjigju
  • emigranti prape: 23/06/2022 06:42

    Po Rudina e ka pashaporten amerikane apo jo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano