Në një intervistë për Report Tv, deputetja Rudina Hajdari prerazi u ka thënë jo koalicioneve me partitë e mëdha të cilat ajo i quan të vjetra e jo të mëdha pasi sipas saj ato po tkurren.
"Kemi filluar zyrtarizimin e Nismën Thurje. Sa i përket firmave besoj se në ditët në vijim do shikoni që do udhëtojmë qytet më qytet për të mbledhur firma. Përfaqësuesit e ndryshëm të qarqeve të ndryshme për të mbledhur forma.
Mendoj se e para kam dëshirë t'u therras parti të vjetra dhe jo të mëdha. Janë të vjetra sepse po tkurren nga mënyra sesi votuesit po votojnë. Zgjedhjet kanë evidentuar se numri i votuesve po ulet. Mos tu duket çudi që këto gfjëra të ndryshojnë. Mos e paragjykoni këtë nismë të re politike sepse është e rëndësishme të kuptojmë se nëse arrohet fryma e duhur ne shikojmë se do ecim përpra shumë", tha ajo.
Hajdari ka folur dhe për marrëdhëniet me ambasadën e SHBA në Tiranë, duke thënë se ajo nuk ka ndikuar në "Nismën Thurje", por thjesht e vëzhgon atë ashtu siç bën me të gjitha partitë. Por, këtu shton se nuk mund të fshehë faktin se ka marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dhe me ambasadat e tjera. Kjo sipas saj vjen prej faktit se ka qenë kryetare të Komisionit të Integrimit dhe se ka jetuar në Amerikë. Ndërkaq, deputetja ka shtuar se ambasadorja Kim dhe ambasadorët e tjerë kanë kuriozitet për ecurinë e saj politike në vend.
"Roli i drejtpërdrejt. Kjo është një pyetje që shpesh më bëhet në studio por ambasada në tërësi ka një rol vëzhgues ndaj gjendjes politike në Shqipëri. Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera. Vjen si pasojë e kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë. Këtë afrimitet jamë munduar që ta ruaj dhe ta ushqej.
Ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë time në politikë dhe ata mendojnë se pluralizmi në Shqipëri është i rëndësishëm, konkurenca është e rëndësishme dhe ata mundohen të mbështesin në mënyrën e tyre dhe jo të ndikojnë. Do jemi parti që do e kërkojmë aleatët perëndimore", tha Hajdari!
Në krye të "Nismës Thurje", Hajdari tha se do të jetë Endri Shabani, duke shtuar se ai ka një eksperiencë të gjatë dhe të pasur për rolin që ka luajtur në aktivitete të ndryshme në Shqipëri si aktivist i njohur.
"Do jetë zoti Shabani në krye të Thurje. Mendoj që zoti Shabani ka bërë një aktivitet të lakmueshëm sa i përket themelimit të Thurjes, është profesor dhe ka një eksperiencë të gjatë dhe të pasur për rolin që ka luajtur në aktivitete të ndryshme në Shqipëri si aktivist i njohur. Duke qenë se është një nga themeluesit e Thurjes. E rëndësishme se ne kemi gjetur veten tonë në këtë ekip dhe jemi ndarë sipas fushave dhe rolit të vyer që mund ti sjellim kësja lëvizje politike. Secili do ketë peshën e veçantë", shtoi ajo.
Deputetja Rudina Hajdari në një intervistë për Report Tv ka uruar "live" vëllain e saj Azem Hajdari i cili sot ka ditëlindjen dhe mbush 23 vjeç. Për ambicien e tij në politikë, Rudina Hajdari thotë se është ende herët për diçka të tillë, por këtu shton se ai është një i ri me shumë energji.
"Dua të shfrytëzoj këtë rast ti uroj ditëlindjen Azemit. Ai sot mbush 23 vjeç dhe ai është një fëmijë, unë e quaj fëmi se është vëlli im i vogël por është shumë i gjallë dhe çdo gjë vjen me kohë dhe do të doja ta shijonte këtë pjesën që është i ri. Por që është një nga mbëhstetësit e mi kryesore bashkë me kirin dhe të dy janë shumë mbështetës ndaj kësaj lëvizjeje të re. Kanë qenë pjesë e realizimit dhe kanë shumë besim te motra e tyre", tha Hajdari.
Gjatë intervistës deputetja shtoi se vëllezërit e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj në politikë dhe angazhimin në "Nismën Thurje".
Per mendimin tim,nuk eshte e moralshme per ty ,zonja Rudina te vazhdosh te meresh me politike,jo vetem per jeten e erret te babait tend por...,me se fundi ,edhe historia e turpshme e mamas tende.Me ç'far fytyre i'u drejtohesh njerzve qe te votojne ty?
PërgjigjuPo pse në veri moj Rudina? Po ne që jemi dhjetra mijra në Tiranë e duam të votojmë për ty?
PërgjigjuPosi posi. Keto partite e aktivisteve kane rezultat. Si puna Mjaftit. E keni bere pazarin me PS ca do kapni pas zgjedhjeve apo ne varsi te rezultatit...
Përgjigju