Hajdari: Nëse s'ka propozim të ri të PS për hapjen e listave, të bojkotojmë mbledhjen! Të mos bëhemi pjesë të farsës

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka kërkuar bojkotimin e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, nëse nuk ka një propozim të ri për hapjen e listave.

"E para mesa kam kuptuar unë në një dalje publike të Gjiknuri tha ka një propozim të ri për listat e hapura, arsyeja se përse ne e lamë këtë mbledhje është mbi këtë pikë se nuk jemi dakord me propozimin e PS për hapjen e listave, nëse do kemi një propozim konkret nga PS, të n e çojë me e mail dhe ta shohim nëse është një formulë që pranohet nga të gjitha palët. E kam kontrolluar e mailin dhe nuk ka ardhur, nëse keni bërë një propozim të ri për lsiatat e hapura, çojeni draftin dhe mos hidhni shashka kot. Nëse nuk kemi të qartë se çfarë duan këta për listat e hapura, dhe nuk bien dakord për hapjen e listave 1005 unë u sugjerojë që të dalim nga mbledhja dhe të mos bëhemi pjesë e një farse. Sepse këta duan që ta cojnë të hënë në Kuvend këtë, nëse do rrimë këtu bëhemi pjesë e kësaj farse", tha Hajdari.  


Lajmi kryesor:

PS miraton me gjysmën e votave të opozitës së re Kodin e ri Zgjedhor: Rirenditje e pjesës së parë të listës sipas votës preferenciale, herësi jo më i madh se 10 mijë vota, prag elektoral 1%, koalicionet me listë unike!


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit