Ermal Fejzullahu është një nga zërat më të bukur të showbizit shqiptar. Mbrëmjen e kaluar këngëtari i njohur ka festuar 30-vjetorin e lindjes së tij në mënyrën më të bukur të mundshme. Të ftuar ishin dhjetëra kolegë të Ermalit dhe së bashku janë dëfryer deri në orët e para të mëngjesit.
Foto e postuar nga këngëtari Ledri Vula
Normalisht ishin prezentë edhe familjarët e këngëtarit, përfshirë këtu edhe gruan e tij. Në një moment kur Fejzullahu ka ndarë tortën, ka qenë ‘live’ në Instagram dhe dëgjohet teksa i thotë të shoqes: Hajde gru ta hënksha zemrën!
Postim i bërë nga Ledri Vula
Së bashku presin tortën dhe vazhdojnë sërish argëtimin. Një pjesë e mirë e të ftuarve kanë bërë postime të shumta në rrjetet sociale, duke e uruar kolegun e tyre.
Postim i bërë nga Ledri Vula