Ka rezultuar të ishte më e madhe sesa pritej festa e titullit për Interin. Ajo nisi që në orën 16:00 me autobusë të hapur pas fitores që zikaltërit morën të dielën kundër Torinos, ndërsa përfundoi në orët e vona të mbrëmjes. Llogaritet te 11 orë. Mediat italiane shkruajnë se në festimet për yllin e dytë morën pjesë rreth 350 mijë tifozë, ndërsa sipas policisë nuk pati asnjë incident apo të plagosur.
Në festimet e zikaltërve nuk mungoi as flamuri shqiptar. Fillimisht i mbajtur në shpatullat e Asllanit mes futbollistëve të Interit dhe më pas në rrugët e Milanos nga tifozët. Për të vijuar në sheshin e Dumos ku ishte edhe ceremonia përmbyllëse.
AMALA PAZZA I N T E R AMALA
Përgjigju