'Hajde se më duhen lekë', si u vodh nafta në ekskavator! Lihen në burg 2 hajdutët e 172 litrave naftë në Vorë

TIRANË- “Hajde se më duhen lekë”, kjo ishte fjalia që Julian Subashi i komunikoi në telefon në orën 04:00 të mëngjesin e 7 korrikut mikut të tij, Petrit Kodra. Subashi kishte bërë gati pesë bidona me naftë që do t’ia shiste Kodrës, 172 litra për vetëm 30 mijë lekë. Por naftën Julian Subashi e kishte vjedhur më herët në serbatorin e një ekskavatori në një rrugë lidhëse të autostradës Tiranë-Durrës në fshatin Sakosë të Vorës. Të dy u arrestuan nga policia, ndërsa Gjykata e Tiranës i ka lënë në burg pa afat.

Në dëshminë para hetuesve, Julian Subashi deklaroi se ka pirë konjak deri në orën 02:30 e mëngjesit bashkë me Petritin pranë një karburanti. Sipas tij me Petritin janë larguar dhe kanë shkuar tek një rrugicë ku ndodhej ekskavatori i parkuar pa roje. Të dy bashkë, deklaron Subashi, vendosën të merrnin naftën dhe pasi gjetën dy bidona 10 litërsh, shkuan sërish tek ekskavatori dhe morën 20 litra nafte, nëpërmjet një zorre që futën në serbrator. Naftën, thotë Juliani, e mori Petriti pasi ai kishte makinë. Por tjetër version tregon Petriti, i cili thotë se ka diskutuar me Julianin para mesnatës dhe e ka paralajmëruar që kjo punë mund t’i çonte në burg. Sipas tij është larguar për në shtëpi dhe ka fjetur rreth mesnatës. Juliani e ka telefonuar në 4 të mëngjesit dhe i ka thënë të shkonte të merrte bidonat pasi e kishte nxjerr naftën nga ekskavatori. Është ngritur ka marrë makinën dhe ka shkuar të marrë naftën.

Por si shkoi policia deri në zbardhjen e ngjarjes?
Kallëzimi u bë nga Albert Vladi, përgjegjës i një kantieri pranë një kompanie private, e cila është nënkontraktore për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës. Sipas kallëzuesit, thuajse të gjitha mjetet motorike janë të pajisura me një GPS në serbrator, që masin sasinë e naftës në kohë reale. Kur filluan punën, ai ka konstatuar se GPS i ekskavatorit tregonte sasi prej 82 litrash në serbrator, në një kohë që kur ka mbyllur punën, ka pasur 254 litra naftë. Pasi Vladi hapi GPS konstatoi se në orën 03:19 minuta të mëngjesit ka nisur rënia e nivelit të naftës në serbrator. Kjo ka zgjatur për rreth 30 minuta, deri në orën 03:49, ku ka mbetur në sasinë 82 litra. Përveç kësaj, Vladi konstatoi edhe tapën e serbatorit të prishur dhe gjurmë nafte në tokë.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë